• |
ide | kryesore

FOTO/ Rrëzohet pa ndjenja, duke qendruar në pankinë: frikë e madhe për 18 vjecarin e Leeds

Sport



Panik në Angli, në ndeshjen e Championship mes Middlesbrough e Leeds. Në fundin e takimit, pikërisht në të 82, fantazisti i talentuar i skuadrës së Bielsa, Jack Clarke, është rrëzuar përtokë pa ndjenja, ndërsa ishte ulur në pankinë. Loja është ndërprerë menjëherë, për ti dhënë mundësinë ndërhyrjes së mjekëve të dy klubeve që ishin në stadium.

18 vjecari është vënë menjëherë nën regjimin e maskës me oksigjen, përpara se të largohej nga pankina me barelë. Clarke u transportua në spital për të bërë gjithë kontrollet e nevojshme për këtë rast: Leeds ka bërë të ditur se futbollisti është koshient tashmë dhe ndihet mirë.

Sa për kronikën, ndeshja rifilloi sapo u largua Clarke drejt spitalit dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *