• |
ide | kryesore

Video/ Tirana dhuratë titulli për Partizanin, kthehet favori i sezonit 1995-96

F1, Sport, Video



8 pikë 15 javë nga fundi janë një distancë e korigjueshme, matematikisht, por po të kesh parasysh se skuadra që duhet ti humbasë këto tetë pikë ka vetëm 3 humbje në 21 javë, gjërat komplikohen. Kukësi humbet në shtëpi nga Tirana dhe Partizanit i dorëzohet një pjesë e mirë e titullit pikërisht nga ‘armiqtë’ e përjetshëm, që në fakt edhe në histori nuk është se janë aq armiq.

I kujtohet të gjithëve sezonit 1995-96, kur Partizani i shkaktoi humbjen në kryeqytet Teutës, që kryesonte kampionatin me një gol të Skerdilajd Currit, duke i dorëzuar titullin bardhebluve. Që nga ajo kohë portierit të atëhershëm durrsak i këndohej kori ‘Kapllani, Kapllani, erdhi, erdhi Curri… E të mendosh që Teuta edhe me një barazim shpallehj, kampion duke qenë se kishte dy pikë avantazh dhe golavarazhin në favor…

Kështu hesapet janë larë ndoshta me këtë fitore të bardhebluve, që i mundi rivalët më të rrezikshëm të Partizanit në shtëpinë e tyre, duke i lejuar të Kuqtë të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin e parë kampion, që mungon nga 1993.

Tirana e Ardian Memës shkoi të fitonte në Kamëz (fushën e Kukësit) dhe e bëri me një garë inteligjente, duke dominuar surperfuqinë e investimeve të veri-lindorëve, në fushë me Shkurtaj e Rrocën e debutimin e pavlerë të Valdet Ramës. Vendosi Doka, tre minuta nga fundi, me një gol që përligji zgjuarsinë taktike të bardhebluve dhe konfirmimin, se ka një motiv pse në kryeqytet nuk përmendej më fjala mbijetesë, por Europë…

 



1 Comment

  1. Tirana luajti për vete. Ju gazetarët mos shkruani broçkulla! Ne atë sezon kur Partizani fitoi ndaj Teutës dhe Tirona U shpall kampion Teutës NUK i mjaftonte barazimi! DUHET të fitonte se me barazim U barazonin me pikë por Tirona kishte golavarazh më të mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *