• |
ide | kryesore

Kënga e saj theu rekorde por nuk fitoi asnjë çmim, Bebe Rexha e zhgënjyer

Paparazzi, Slider



Kënga e Bebe Rexhës ‘Meant to Be’ u prit mjaft mirë nga publiku dhe theu rekorde.
Kënga qëndroi në vendin e parë në tabelën e Billboard Hot për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country. Por mosvlerësimi i ‘Meant to Be’ nga eventet e mëdha muzikore ka zhgënjyer këngëtaren me origjinë shqiptare.
“Të gjithë më thonë sesa rekorde ka thyer ‘Meant to be’ dhe sesa e meritonte një çmim. Por ne humbëm në CMA, Billboard, Vma dhe Grammy. Një hiç. Dhe mendova se çfarë tha Drake: Ti ke fituar nëse njerëzit këndojnë këngën tënde fjalë për fjalë.”
Ndërsa vazhdoi të shtonte se ndihej fituese
“Ndihem si fituese. Jam gjallë dhe gati për të bërë më shumë muzikë.”
Më 15 shkurt Bebe premtoi të sjellë projektin e ri muzikor “Last Hurrah”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *