• |
ide | kryesore

Shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali teksa po shkonte në punë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari humbi jetën pas një aksidenti në rrugën provinciale që lidh Gallipolin me Sannicolan.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Chiesanuova, aty ku shoferi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte.

Makina ishte në pronësi të babait të të riut. Në momentin që ai doli nga rruga dhe është përplasur me një pemë, disa shoferë kalimtarë kanë dhënë alarmin.

I riu ka humbur jetën para se të arrinte në një supermarket ku punonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *