• |
ide | kryesore

Krim në familjen shqiptare në Greqi, babai goditet për vdekje nga djali

Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar me kombësi shqiptare është gjetur i vdekur dje pasdite në fshatin Agios Athanasios të Selanikut. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u konstatua pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.

Hetimi policor zbuloi se krimi është kryer nga djali. Sipas thestival.gr, 20-vjeçari pas rrëfimit të ngjarjes në polici ka treguar  se babanë e ka goditur në vendin ku u gjet i vdekur nga autoritetet greke.

Vdekja ka ardhur pas një grindjeje babë e bir, madje mes tyre u futën edhe dy persona për t’i ndarë, por ky mision ishte i pamundur. Sipas të dhënave të para të mjekësisë ligjore thuhet se trupi i shqiptarit ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës.

Do te vijojnë hetimet  për të sqaruar shkaqet që çuan në vdekjen e 45-vjeçarit, ndërkohe që autori tashmë është arrestuar.  Mediat greke raportojë se djali ka rrahur egërsisht babanë deri në vdekje, por hetimet dhe autopsia do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit.

Dëshmitare për grindjen e tyre është një grua e re shqiptare, e cila mendohet se ka parë gjithçka mbi ngjarjen e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *