• |
ide | kryesore

Dalin SMS-të e vajzës së vrarë nga babai: Mami më quan k*rvë…

Lajme, Të fundit



Një ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Adelaide në Australi, ku shqiptari Petrit Lekaj, vrau me thikë brenda në makinë, vajzën e tij Sabrinën. 20-vjeçarja ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj.

Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre. “Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shqoen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.

Biseda

Sabrina: Sapo qava.

Shoqja: Me zë të lartë?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).

Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm”.

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, – u shpreh shoqja e 20-vjeçares. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ja more kot jeten qenjes tende o baba xheloz. Te tjere kane bere poshterisra edhe me te medha ne jete e megjithate prinderit nuk i kane hedhur poshte. Njeri i zgjuar merr situaten fam ne dore dhe keshillon rregullat baze, e nuk lodhet duke keshilluar per gjallesen e tije/saj. Nese femija apo adoleshtentja, ose post-adoleshentja nuk do te bindet, degjoje , pranoje lere te lire te jetoje jeten e saje. Pas te 18 ka te drejten e gjith botes ta jetoje jeten e saje si tedoje qofte duke edhe e shperdoruar. Me vjen keq qe ja shkurtove jeten. Pasi dhe ti sic lexova ne lajme nuk beje nje jete me stabel. Problemi i prinderimit eshte si puna e drejtuesi te nje shtet, Nje prinder i mire, nje fam e mire, Nje pushtetar i mire nje popull i mire. ne Shqipot por jo vetem me se shumti calojme shume te te dyja prandaj kemi disfata te perseritura.

    Tu prehte ne paqe vajza, besoj se je penduar 100000 here. Plus edhe gruaja jote qe paska perdor ate fjalor nuk besoj se jeni te kenaqur me kete fund.

    R.I.P.

  2. si i thote goces kurve kjo karakurve,kjo qelbesire,kta spaskan qene prinder por xhahila dun var qe ti dale shpirti ngadal ngadal

  3. Po pse hano mut kot kure nuk dini arsyet qe detyron nji prind te vrase vajzen e tij njerez kote nuk shifni punet tuja veç mu marre me dyrnja

  4. Shoqja nuk e pyet nese qau me ze te larte por nese qeshi me lot. Perkthimi eshte gabim.
    Çfaredo qe te kete qene arsyeja qe prindet dhe vajza e tyre nuk kuptoheshin ,fajtore jane vetem e vetem ata.
    Kane shkuar ne Australi dhe duan te jetojne sipas kanunit ne malesi.
    Prinder injorante dhe kriminele.

  5. Lapsi jeni nga te pakte Portale qe ndjek, me kshu lajmesh tendecioz mos me beni tju fshij edhe juve. Perkthyesi ka nxjerr jasht kontekstit qellimisht Biseden. Bitch nuk do te thote Kurve, sidmos ne kte kontekst. E ema si ka thene kurve por jeni ju qe po ja ngjisni.

  6. Per mua keta prinder duhet ti bejn bilancin vetes qe ne fillim qe kan krijuar familje e deri me momentin tragjik. Nese do ishin korrekt me jeten e tyre, nese do ishin shembull I mir per femijet shancet do ishin te rralla qe vajza te merrte lend narkotike por ky baba qe e sheet vet drogen dhe nuk punon pun te rregullt dhe e shoqja qe ja pranon ket lloj jete Si mund tu thon femijve behuni te mir? Femija ka nevoj per dashuri, rregulla dhe edukat jo per llux te tepruar, puno me drejtesi, mbaje afer femijen te shprehet je familje sidomos me moshe adolishence dhe shpjegoji rruget e duhura qe duhet te ndjek, vetem keshtu mund te besh femijen te degjoj. Nuk duhet mbyllur vajza ke fanatizem se ben me keq as ta lejosh liri totale por te bej nje jet normale ku dhe mund te dashuroj apo te shkoj me nje fest,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *