• |
ide | kryesore

Zidane, tre kushte për ti thënë po Chelsea

Sport



Chelsea nuk po kalon një moment të qetë dhe Maurizio Sarri gjithashtu. Kohët e teknikut italian në Londër duket se i afrohen fundit, gjithnjë e më shumë, aq sa po merr kuota të forta ardhja e Zinedine Zidane tek Chelsea, duke filluar nga sezoni i kaluar. Vetëm se ardhja në Stamford Bridge e ish-teknikut të Real Madrid, nuk është një operacion i thjeshtë dhe aspak i pakushtueshëm.

Sipas ‘The Sun’, tekniku francez ka kërkuar plotësimin e tre kushteve për të pranuar ofertën londineze të Bluve. E para lidhet me bllokimin e shitjes së Eden Hazard dhe rinovimin me fantazistin belg. Hazard, konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe muajt e fundit është përfolur për një interesim të Real Madrid për numrin 10. Madje edhe më shumë se aq, flitet një akord i tij me merengues, gjë që Zidane kërkon ta shmangë.

Pjesa tjetër është më e përballueshme duke parë fuqinë financiare të Chelsea. Tekniku francez kërkon të ketë zë në temat e merkatos, për të orientuar klubin në lojtarët që preferon. E përvec kësaj, një cek prej 230 milionë euro për të shpenzuar në fushatën e përforcimit të skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *