• |
ide | kryesore

Kulisat/ Hilja që Basha përdori për djegien e mandateve

Kryesore, Lajme

Kur protesta e së shtunës u mbyll papritmas dhe Basha deklaroi se ajo do të vazhdonte të enjten para parlamentit, shumëkush mbeti i hutuar dhe i çuditur. Ai qe një vendim i papritur dhe i pashpjegueshëm. Aq më tepër që vetëm pak minuta më parë (pra dhe para atij çasti kur krerët e partive u konsultuan në shesh) Monika Kryemadhi, i pati deklaruar mediave se ata do të vazhdonin të qëndronin deri në rrëzimin e Ramës.

Mbyllja e beftë dhe aspak logjike, ngriti shumë pikpyetje: A e dinte Lulzim Basha se ç’po bënte? A kishte ai një plan?

Sikurse u pa më vonë, këtë radhë, kreu demokrat kishte vendosur të luante solo. T’i printe vetë rrugës së radikalizmit, pa u konsultuar me krerët e tjerë të partive aleate.

Dhe kjo u duk, kur për surprizën e të gjithëve, Basha doli një ditë më pas të shpallte bombën e djegies së mandateve. Konfuzioni qe i madh. Si do reagonte opozita? A do të përçahej, duke ditur se LSI qe e prerë në qëndrimin se nuk i djegim mandatet e fituara me gjak? Deri në fund, tek ky bast, besoi edhe Edi Rama që u tha deputetëve të tij se Luli po bën bllof dhe se opozita nuk ka konsensus për këtë kauzë.

Të hënën në mëngjes, tre burime të ndryshme thanë për Lapsi.al se Monika Kryemadhi dhe dy kryetarë partish të vogla ankoheshin se “Luli as mori mundimin të na njoftojë”. Dilemat bëheshin edhe më të mëdha kur mediat e pushtetit hapnin fjalë se as deputetët e vetë nuk do t’i bindeshin kryetarit të PD. Në orët e para të fillimit të javës, opozita dukej në prag të përçarjes.

Por në mbledhjen e grupit paralamentar të demokratëve të gjithë u solidarizuan një nga një me vendimin. Edhe aleatët e vegjël, me gjithë hezitimet e shumta, që shkonin nga hatërmbetja për begenisje e deri tek keqardhja për ofiqin e braktisur, u solidarizuan njëzëri. Në fund edhe LSI nuk pati rrugë tjetër. Ndryshe nga sa mendohej, i gjithë aksioni u mbyll vetëm me një firo, ish ministrin e Ramës, Lefter Koka.

Megjithëse me një qasje aspak kolegjiale dhe bashkëpunuese, Basha e fitoi aksionin e tij, duke i vënë aleatët përballë faktit të kryer. “Nëse do të kishte ndjekur rrugë tjetër, nëse do ishte treguar më demokrat, nëse do kishte filluar konsultime me koalicionin, do kishte dëgjuar argumentat evazive të LSI dhe përroin psikik të Fatmir Mediut, kjo gjë nuk do realizohej kurrë. Ai thjeshtë vendosi dhe i detyroi të tjerët t’i vinin nga pas”, tha për Lapsi.al një burim brenda selisë blu.

Nuk ka diskutim se për këtë Basha përdori protestën e 16 shkurtit, radikalizmin e parapërgatitur të saj dhe kur vendosi mbylljen e beftë të demonstrimit para kryeministrisë, ai qe i vetmi që e dinte se ç’do të bënte të nesërmen. Basha i vuri kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët përpara efektit surprizë dhe kjo qe hilja ndofta e domosdoshme, që e bëri t’ia dalë në idenë e tij.

©Lapsi.al

17 Comments

  1. O u dhjefsha analizen. Po per kaq budallenj na keni mare? NUK E DINTE MONA ME ALEATET PER DIEGIEN E MANDATEVE… DHE U ERDHI E PA PRITUR. PASTAJ BRENDA 2 ORVE SI ME MAGJI TE GJITH GATITU. vazhdoni dhe talluni me popullin, po do vi dhe dita qe do tallemi dhe ne.

  2. Artikull per te KARikuar militantet. Shikoni sa te bashkuar jemi, te fort si celiku, unitet kudo, s’na percan dot njeri. Me pak fjal, lume ju qe na keni.

  3. O Andi, po ta kishte bere Edi Rama kete levizje do ta quaje “levizje gjeniale prej strategu qe ua futi te gjitheve”, ndersa per Bashen perdor fjale “Kulisa” , “Hile”, etj. Pranoje, qe levizje e zgjuar, e papritur qe pati mbeshtetjen e te gjitheve, mbi te gjitha te shumices se shqiptareve (shihe ne cdo sondazh online, ky vendim mbeshtete nga mbi 60% te atyre qe votuan).

  4. O Bushat jemi ne politike dhe jo ne manastir murgeshash. Çi ke keto analiza dy lekshe me tituj « hile » apo « faji opozites »? Je koshient qe gjitha keto çojne uje ne mullirin e Rames.
    E di qe po ju djeg fakti, qe vakumin qe ju shpresonit ta zinte levizja politike e Arlind Qorrit apo Gjergj Bojaxhiut dhe figura te degjeneruara sorosiane, u shua me djegien e mandateve te opozites!
    Keshtu qe vazhdo e bej analiza apo mistreclleqe qe kerkojne ruajtjen e Status Quo-s, sepse siç e pe edhe me masivitetin e protestes, ato vetem japin efektin e kundert..

  5. Bashen e largoje tel nga Hollanda,dhe fjalet ishin,mbyll protesten se investimin ke ty nuk e kemi bere qe ti te na hapesh probleme prandaj largohu

  6. Basha nga perkthyes ne Kosove erdhi e u be nr dy i partise. Merita vetme – shok i Argites dhe bythlepires i Saliut.

    Basha ka pasur tre portofole ministrash ne qeverine e Berishes. Te treja te mbushura me skandale. Falja detit si minister i jashtem. 230milione dollare te vjedhura si minister transporti. 4 te vrare pa shkak si minister i mbrendshem.

    Basha u zgjodh me vota te vjedhura kryetar bashkie dhe vetem vazhdoi te vjedhe. Qe nga apartamenti vet e deri te pallatet te diga.

    Mbasi qeveria e Berishes humbi, Basha si numri 2 jo vetem qe smbajti pergjegjesi, po mori drejtimin e partise dhe filloi spastrimin e kundershtareve sidomos ne rethe.

    Basha humbi edhe ne zgjedhjen parlamentare edhe ne ato lokale me rezultate qe PD si kishte vuajtur edhe pas ’97s. Asnje pergjegjesi personale po vazhdoi me spastrimin e partise ne qender dhe nxorri alibine e “blerjes se votave”.

    Nen presionin e te veteve dhe atyre te larguar nga PDja qe e tregojne me gisht, nuk ka se cfare ofron me teper por djegien e mandateve. Arsyeja? Vjedhja e votes nje vit e gjysem me pare. Arrogance e pushtetit e karlliqe pa lidhje. Basha nuk mendon qe cdo lloj opozite ne te ardhmen mund te gjeje arsye te tilla dhe te djegi mandatet. Shqiperia behet keshtu vend i paparashikuar dhe i pa qeverisshem.

    Po Bashes si plas bytha as per Shqiperine e as per PD. Ai te ardhmen e vet dhe femijve te vet e shikon ne Hollande.

    Qeverija duhet te miratoje ligj ku asnje politikani nuk duhet ti lejohet qytetaria e dyfishte. Kshu do ti pritet rruga shkerdhatave qe e shohin Shqiperine si placke.

    1. i pa emer e me mut ne tru-55 vite han mut stalini,enveri,kristaq rama,ramizi,ruqi,spartak brahe dhe prap i pa ngopur.keshtu esht kur je qelbesir,bastard e kokpalare.ik tash merr brekt e gjelilit dhe lepij .

  7. Artkull muti.Ishalla nuk djegin vehten me benzine se ngelem pa opoziten. Humbja e madhe dihej,nga keto fytyra banditesh Rama rri dhe 10 vjet te tjera,thjesht kopjon Berishen dhe Meten,por nuk vret.Fund I tmerrshem.

  8. futja kot, as basha vete sdinte si do shkonte protesta se ashtu i ben punet pergjysme, do ti nxjerre geshtenjat me duart e te tjereve se vete sdi eshte i paafte. kur pa qe rmam nuk u largua nga protesta atehere vendosi per mendatet. ska as shkence as kulisa ketu, i ngeli dopjo gjashta ne dore

  9. Si do qe na paska komentues qe flekan ne dafina, e inkurajojne kete pushtet e kete bandit kryeministe, tmerri i uraganit opozitar popullor do e shembi. Te rroni se do e degjoni, por edhe ta shihni ju lypesqare te se keqes ,,,,rilindas qelbesire.

  10. Flakja e mandateve unanimisht eshte nje rast unikal I pa pranueshem ne nje Europe demokratike per kur ka luajalitet midis dy kundershtareve
    Tek ne ndrushon puna dy liderat nje malesor e gjysem komuniste e nje tjeter me diagnose neuro inflatik nuk e leshojne pushtetin me koshience mbahen me union kjo con ne ate psikologji ku Jane konsumuar te gjitha mundesite e bindjet e arihet ne fishekun e fundit
    Ne mungesen e nje elite studentetore e patriotike apo te nje klase intelligence do zgjidhim ate me efikase per nje ecuri me te mire
    Problemi kryesore I yne Jane zgjedhjet e lira parimi baze e duhet me pa tjeter balancimi I ndergjegjshem elektoral te kete nje diferencim 2deri ne 5perqind me shume kjo do I jepte shtytjedrejtesise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu