• |
ide | kryesore

Nantes mbetet pa paratë e Emiliano Sala: “Kontrata me Cardiff nuk ishte e vlefshme”

Sport



Një kapitull i ri hapet papritur në cështjen tragjike të sulmuesit Emiliano Sala, që humbi jetën në 21 janar në Kanalin e La Manshit. Sipas Daily Telegraph, kontrata që 28 vjecari kishte firmosur me Cardiff City duhet konsideruar e pavlefshme përsa kohë nuk është konform rregullave në Angli. Zbulimin e kanë bërë të ditur avokatët që po analizojnë me kujdes ngjarjen: jo rastësisht klubi anglez ka bllokuar cdo transaksion drejt Nantes në pritje të mbylljes së hetimeve.

Në mbështetje të këtij versioni ekziston edhe një fletë që Sala duhet të firmoste për të legjitimiar modifikimet e nevojshme që kontrata me Cardiff City të mund të regjistrohej dhe të konsiderohej e vlefshme. Një firmë që nuk u vu kurrë për shkak të aksidentit të tmerrshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *