• |
ide | kryesore

Dy vjet mes burgjeve e gjyqeve, Mendy rifillon pas pafajshmërisë: firmos për dy vjet me Lorient

-Instant, Sport
Lorient



Pas dy vitesh pa luajtur asnjë ndeshjes, Benjamin Mendy ka nënshkruar për dy sezone me Lorient. Lajmi është njoftoi nga vetë klubi i Ligue 1. “FC Lorient ka kënaqësinë të njoftojë sot nënshkrimin e mbrojtësit të majtë francez Benjamin Mendy për dy sezone”, thuhet në deklaratë. Paraqitja e tij e fundit në fushë daton pothuajse dy vjet më parë, në gusht 2021 me fanellën e Manchester City. Anglezët zgjidhën kontratën me lojtarin, pas akuzave për të. Mendy u lirua nga drejtësia britanike, të premten, nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi.

Lexo më tej: Bëri burg, humbi karrierën dhe doli i pafajshëm: Mendy lirohet edhe nga dy akuzat e fundit për përd*unim

Pas gati dy vitesh makthi, gjatë të cilave ishte edhe në burg, Benjamin Mendy është gati të rimarrë jetën dhe karrierën e tij. Mbrojtësi 29-vjeçar u shpall i pafajshëm vetëm pesë ditë më pare. Akuzat për të cilat ai përfuindoi në gjyq ishin agresion seksual dhe tentativë për agresion seksual ndaj dy grave. Kampioni i botës 2018 shpërtheu në lot ndërsa Chester Crown Court lexoi vendimin e tij. Mendy ishte gjykuar tashmë një herë për 9 akuza të ndryshme. Për 7 prej tyre ishte shpallur të pafajshëm. Ndërsa për 2 të fundit Mendy duhej të përballej me një gjyq të ri, që përfundoi më 14 korrik. Ai ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke pretenduar se të gjitha marrëdhëniet kishin qenë konsensuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *