• |
ide | kryesore

Kursen me stadiumin, paguan për Goudjabi: Dinamo bëhet “e Durrësit”, kontratë me Niko Dovanën

-Instant, Sport
Goudjabi



Në kohën kur në fushë duhen pikët, Dritan Mehmeti ka nevojë për të gjithë futbollistët në dispozicion për të vazhduar serinë pozitive që ka nisur sapo ka mbërritur në pankinë, madje edhe atyre që janë të skualifikuar. Kështu, tekniku ka kërkuar nga klubi t’i vendosë në dispozicion edhe mesfushorin Bakary Goudjabi, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Tiranës, në debutimin e teknikut.

Lojtari afrikan ka shlyer tashmë më shumë se gjysmën e dënimit, dy javë, kështu që klubi kishte të drejtën e konvertimit të dënimit të mbetur me pagesë. E thënë e bërë, sepse klubi ka paguar në FSHF 100 mijë lekë për të likuiduar dënimin e Goudjabi dhe për ta vënë atë në dispozicion të teknikut. Disiplina e kishte dënuar mesfushorin me 3 ndeshje, për shkak edhe të gjesteve antisportive ndaj tifozëve bardheblu, në momentin e daljes nga fusha pas kartonit të kuq që kishte marrë. Goudjabi është një lojtar shumë i fortë në mesfushë, që ndihmon skuadrën, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe atë sulmues.

Me të dhe Andonin në qendër, Mehmeti do të kishte një mesfushë të kompletuar në muskuj dhe eksperiencë. E pikërisht Fatjon Andoni është kthyer të stërvitet me grupin pas dëmtimit dhe do të jetë gati për ndeshjen me Erzenin.

Lexo më tej: Goudjabi ‘kapet’ nga pamjet filmike: Disiplina shton pezullimin e lojtarit të Dinamos, përjshtohet përjetë Zefi

Llogaritë finanicare në fakt janë po aq të rëndësishme sa ato në fushë për Dinamon, që do të nxjerrë faturën e paguar për mesfushorin me kursimin nga ndryshimi i stadiumit. Drejtuesit e klubit kanë nënshklruar një kontratë me stadiumin Niko Dovana për ti luajtur aty ndeshjet deri në fund të sezonit, duke përfituar një zbritje të konsiderueshme nga 500 000 për ndeshje që depozitonin për të luajtur në Elbasan Arena.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *