• |
ide | kryesore

Video/ Tirana dhe fitorja e parashikuar: Skënderbeu “bamirës” po prish kampionatin

F1, Sport, Video



Fitore e Tiranës në fund, me një gol të Michael Ngo’o: Mund të flitet për skenarë nga më të ndryshmit, sesi bardheblutë u përpoqën deri në fund dhe fituan në frymën e fundit. Apo si Skënderbeu pas barazimit ndoshta mund të kishte marrë më shumë, me më tepër fat. Vetëm se shifrat flasin qartë, dukshëm, kundër cdo skeptiku që nuk do të kuptojë se cfarë po ndodh, apo bën sikur nuk e kupton. Këtu kampionatizmi po vritet dhe të gjithë ata që kanë nevojë për pikë, kundër Skënderbeut do ti marrin, jashtë apo brenda të jetë ndeshja për tu luajtur.

Tirana është vetëm kundërshtari i radhës që mundi korcarët, dominues të dekadës së fundit të futbollit në vend, por që duket se tashmë presin vetëm ‘gijotinën’ e UEFA-s të bjerë, pas shprehjes së CAS, ku duket se as shpresat nuk e mbajnë më Skënderbeun.

Goli i Cobina nuk cuditi askënd, madje as barazimi i Sibo në fundin e pjesës së parë. E cuditshme si ndjesia priste shënimin e golit bardheblu, me qetësinë e një anglezi. E në fakt anglez ishte ai që e shënoi (Ngo’o), por qetësinë e garantonin shifrat: në 10 javët e fundit, madje nga barazimi në Selman Stërmasi pikërisht me Tiranën, Skënderbeu ka marrë vetëm një fitore e tetë humbje.

Kanë fituar kundër kampionëve në fuqi, deri edhe Kamza, Kastrioti e Luftëtari, tre skuadrat që mbyllin klasifikimin. Pse nuk duhej ta bënte edhe Tirana? E në fakt e bëri me Ngo’o, duke përfituar nga bamirësia e një skuadre që nuk luan më për asgjë, madje as nuk ka dëshirë ta bëjë. Skuadra që në 13 javët e para të kampionatit kishte 9 fitore 2 humbje e 2 barazime, pas javës së 23 regjistron vetëm 1 fitore më shumë, 1 barazim dhe tetë humbje plus. Statistika të cuditshme për të qenë kaq reale…

Nëse pak javë më parë, në serinë e gjashtë humbjeve radhazi e justifikuam me shpërqendrimin në pritje të një vendimi që nuk po vinte dhe momentin jo, për shkak edhe të mungesave të shumta, tani pas dy humbjeve të tjera është e qartë se korcarët janë kthyer në jastekun e 9 skuadrave të tjera. Duhet të bëjnë kujdes vetëm ata që nuk i kanë mardhëniet e mira me bardhekuqtë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *