• |
ide | kryesore

Thyen heshtjen Rudina Hajdari: Për mandatin tim jam konsultuar me BE dhe SHBA

Lajme, Të fundit



Opozita vendosi të lërë në bllok mandatet, por në listë mungonte një emër jo i parëndësishëm. Rudina Hajdari, vajza e liderit të studentëve të dhjetorit tha se ndodhej në SHBA duke justifikuar mosmarrjen e vendimit të saj.

Kur kanë kaluar 3 ditë nga ky vendim i opozitës, Hajdari nuk jep një qëndrim të qartë. Deputetja e PD-së shprehet se do ta bëjë publik shumë shpejt vendimin e saj, pasi është konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komenti i plotë në Facebook:

“Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në perceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i regjimit komunist e më tej në proceset transformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrsesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gatishmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshëm nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut të së ëmës



24 Comments

  1. Si nuk ka pertuar qe ka shkruar gjithe kete hartim kjo cuca prej malesie! Dhe perfundimin do ta shohim ne serine e ardhshme te telenoves! 🙂 Qenka konsultuar dhe me EU dhe U.S! Hajde reklame qe i ben vetes hajde! I plasi tr EU dhe US se kush eshte Rudina! Variu trapius prej Shqypnie!

    Nje gje dihet, mandatin kjo e ka prej Partise, jo prej popullit!

  2. Sa shume eshte konsultu edhe kjo mer ti!!! Nejse , mjafton te mos konsultohesh me tatome qe per pare ka cu gjysmen e Tirones ne burg..familje me te korruptum e bq se juve nuk ka Shqipnia, pis njerez…

    1. Per te çuar ne vend amanetin dhe endrren e babait tend i cili luftoi dhe dha jeten per Shqiperine Europiane,ju nuk duhet te dorezoni mandatin dhe te beheni njesh me vrasesin e babait tuaj…

      1. Sa mjerane e hipokrite kjo pergjigje nga nje socialist…Ne thuaj dicka…Nese nuk e le mandatin, do ta kandidoni ju te ridhjerjes ne liste??

  3. Rudin.. Respekte per ty. Edhe njeher po verteton qe, te gjithe ata qe jan shkolluar jasht shtetit jan e ardhmja e ketij vendi. Ec perpara dhe mos degjo zerat e mbytur te se shkuares.

  4. Me vjen keq kur degjoj nje vajze tere te mashtrojn njerzit me kete perrallen e bashkimit eropian e te amerikes.Te gjith fajet ika PD qe qon per deputet keto MOSTRA qe te flasin ne parlament per hadhet e popullit tuj e dit mir se keto jan pem pa kokrra.

  5. Kush ja ka shkruar gjithe kete hartim te gjate kesaj, kjo eshte nje Gagacke. Apo Fatmira? Se ajo po, ajo e qan ne oratori. Per oratorine e botoksit po. Kesaj i ngeli bytha ne Amerike, merr edhe rrogen si deputete, edhe kendon neper FB se po mendohet shume per kete vendim, sipas karakterit dhe formimit te saj. Ohhhhh si babai i vet, ane e shan, ane e baghdad, try try ly e tralala. Te keqen e shkolles qe ka bere kjo. Sa per deputete, e pa parlamentin kjo, apo parlamenti kete?

  6. Po kur te kandiduan per deputete ne listen fituese, u konsultove me EU dhe USA?!
    Je vajze, vajza e te ndjerit Hajdari.
    Mundohu ta mbash lart mbiemrin tend, e mos u shit per 2 kacidhe. Mamaja se kalon dot vettingun, sido qe te vendosesh ti.

  7. Moj vajze qe te vendosësh për mandatin individualisht nuk e bën dot se je deputete e emëruar nga lista jo e zgjedhur direkt, pra ne rastin konkret nuk ke lidhje me popullin, ky është sistemi dhjere nga i cili derivon ti. Sa per konsultat nuk di çtë them sepse nuk ka ka pasur konsulta nga ana e PD me ndërkombëtarët për këtë fakt, të paktën zyrtarisht, kështu që ti je një gënjeshtare e paskrupullt. Ndërsa në lidhje me komunikimin tënd me zgjedhësit, të cilët nuk të kanë zgjedhur ty direkt, ti tregon që je një karagjoze sepse nëse do të jesh vërtetë në politikë duhet të flasësh sy me sy me njerëzit jo ne fb si adoleshentet meqë pretendon se ke një formim perëndimor. Dhe e fundit që të konsultohesh me ndërkombëtarët duhet të jesh figurë politike dhe jo numër. Pa dashur të paragjykoj si vajzë mund të jesh shume e mire por si politikane që mund të pretendosh të bëhesh do të keshilloja ta lesh fare se nuk bën për këtë profesion.

  8. Byroistet e partise ne lufte me rudinen,cfare nuk thone ketu,por njera ishte interesante,sa per parlamentetare,e pa kjo parlamentin apo parlamenti kete,mor byroist si te flas kjo,kur PD ka ne gjirin e saj vrases horra pa edukate hajdute te cejkulibruar ne rreshtin e pare jane saliu vrases,luli vrases,noka hajdut,paloka i cejkulibruar,spahia me dosje,vokshi e korruptuar deri ne fyt,strazimiri me kobure,hasa fshirsi i pamjeve te 21janarit,Grida perverse,salianji perversi regjia babale,te mjaftojne keto byroist I partise

  9. Do ta shpallka pas disa ditesh vendimin, kjo personaliteti,
    Për sot na kenaqi me ket mesazh, ejvalla prej saj, ne e dini qe e dha mandatin qo, kurse po ligjerin:
    -Nga 8 dhjetori 2018 kur
    shpreha gatishmërinë time të sinqertë!!!
    për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit,
    “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”
    . . . (V. O sa e Forte demagoge qo.
    . . . . . . . vogeloshesinqerta)
    por. ky propozim. . . (propozim??)
    ishte në një kontekst
    komplet të ndryshëm
    nga ai që është tani…

    Eeeeee, na paska dhuru veç. nji propozim….
    Po si mund ta lishonte ‘Parlamenti’ ket te pacmume….,
    Te kesh dy, tha….

    Shkurt, qo po qe do u boka Pulitikane…. Kueku me e fuqishme se I ati.

  10. Thirrini mendjes o, shqiptare budallenj, Ku po i rruhet nderkombetareve se ç’ fare ben nje deputtete shqiptare. Eshte rrene. As qe I ka takuar dhe as i kane dhe mendimin. …… donkishotizmi shqiptar vazhdon te na n’a mbyte si gjithmone me prasin ne….doré. Rrofte donkishotizmi shqiptar…. urrah…urrah ….urrah!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *