• |
ide | kryesore

“Los huevos” të Simeone në lupën e Uefa: edhe Allegri përfundon nën hetim

Sport



Uefa ka hapur zyrtarisht një procedim disiplinor kunddrejt Diego Simeone: në shënjestër është festimi i trajnerit të Atletico Madrid, në rastin e golit të parë, nga dy të shënuar nga Colchoneros përballë Juventus në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finales së Champions League. Me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Gimenez, tekniku argjentinas është drejtuar nga tribuna e stadiumit Ëanda Metropolitano duke i vendosur duart mes këmbëve, edhe pse më pas shpjegoi se i drejtohej lojtarëve të tij, për të treguar se kishin këllqe. Festimi i Simeones, që ka kërkuar menjëherë ndjesë, do të ekzaminohet në një datë ende të papërcaktuar.

Nën akuzë në fakt ka përfunduar edhe tekniku i Juventus Massimiliano Allegri: për teknikun bardhezi është hapur një procedim disiplinor, për shkak se “vonoi nisjen e lojës”. Është cituar në fakt i njëjti artikull i Simeone (11.2), që flet për “principet e sjelljes etike, të ndershme, me integritet e sportivitet'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *