• |
ide | kryesore

FOTO/ I dëmtoi gjoksin një disk hockey: ish-pornostarja Mia Khalifa rrëfen atë që bëri…

Sport



Një ndërhyrje estetike për një gjoks krejt të ri për ish-pornostaren me origjinë libanese Mia Khalifa. Në maj të 2018, 26 vjecarja u godit dhunshëm në gjoks nga një disk hockey, ndërsa asistonte në një ndeshje play off të kampionatit NHL. Incidenti kishte lënë shenjë, duke dëmtuar plotësisht formën e gjoksit, por pas asaj që ka treguar Mia në Instagram, ka qenë pikërisht implanti që amortizoi goditjen duke i shpëtuar jetën.

Disku, i goditur nga një lojtar gjatë ndeshjes, kishte kaluar barrierat mbrojtëse duke përfunduar trajektoren me rreth 130 km/h tek vajza, që po ndiqte ndeshjen nga shkallët. Një goditje e dhunshme, aq sa, si tregon Khalifa në një nga imazhet në Instagram, gjoksi i goditur kishte humbur formë. “E mbaja shtrënguar gjoksin sepse ndjeja aq dhimbje, sa nëse e lëshoja mu krijua idea që do të kishte gjak gjithandej”.

Pas disa muajsh Mia është rikthyer me dekolte të sistemuar bukur estetikisht, pasi gjoksi ishte bërë asimetrik pas goditjes së marrë. Katër orë ndërhyrje, e përfunduar me sukses.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *