• |
ide | kryesore

FOTO/ Ish-ylli i filmave për të rritur, Mia Khalifa, e ftuar speciale e Milan

-Instant, Sport, Video
Khalifa



Gjatë Javës së Modës në Milano janë të shumtë VIP-at që marrin pjesë në eventet ndërkombëtare të organizuara. Ekipet e futbollit të Serie A kontribuojnë gjithashtu në Javën e Modës në Milano e Milan është ndër më aktivët. E ftuar speciale e klubit kuqezi ka qenë edhe ish-ylli i filmave për të rritur Mia Khalifa.

MIA KHALIFA NË SAN SIRO PËR MILAN

Ish-mbretëresha e botës së filmave për të rritur mori pjesë në Javën e Modës në Milano. Libanezja e natyralizuar amerikane ishte e ftuar speciale në eventin Off-White të organizuar nga Milan, në bashkëpunim me Vogue. Në këtë mbrëmje gala Mia Khalifa ka vizituar edhe stadiumin San Siro dhe ka marrë pjesë në darkën gala dhe eventet sociale të organizuara gjatë kësaj jave të modës.

PROMOVIMI I OFF-WHITE

Mia Khalifa ishte një nga dëshmitarët për promovimin e koleksionit të ri Off-White, koleksioni i veshjeve jashtë fushës të mbajtura nga skuadra kuqezi. Vajza falënderoi klubin kuqezi në rrjetet sociale dhe postoi foto të ngjarjes. Prania e saj siç duket ishte me fat për kuqezinjtë, që u rikthyen te fitorja në kampionat, duke kaluar 1-0 Veronën.

Lexo më tej: Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa imagjinueshmet, Sassuolo fiton 4-2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *