• |
ide | kryesore

Rekordmeni i dëmtimeve Abou Diaby braktis futbollin: “Trupi im nuk mund të vazhdonte”

Sport



“Kam zgjedhur të heq dorë thjesht sepse trupi im nuk mund të vazhdonte më”. Në moshën 32 vjecare Abou Diaby, ish-mesfushori i Arsenal, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, pas një karriere të kondicionuar nga shumë dëmtime, ndërsa i ka dhënë lamtumirën futbollit.

“Kam vendosur ti jap fund karrierës sime profesionale. Erdhi momenti. Për shumë vite ishte e vështirë për mua të kthehesha në fushë për shkak të shumë problemeve fizike” ka thënë francezi, që vetëm me fanellën e Gunners ka pësuar 42 dëmtime të ndryshme që e kanë detyruar të qendrojë jashtë fushave për 222 javë (në karrierë ka koleksionuar vetëm 200 prezenca me skuadra klubesh, në më shumë se 14 sezone mes Auxerre, Arsenal e Marseille).

“Kur u largova nga Marseille qendrova një vit pushim – tha Diaby për tv francez – Ishte shumë më e komplikuar se mendoja e arrita në pikën kur bezdia më shoqëronte në cdo ditë. Do të hapet një kapitull i ri”. Me fanellën e Arsenal francezi ka fituar dy FA Cup e një Community Shield.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *