• |
ide | kryesore

Kandidati i LSI tregon nëse do të pranojë mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit



Pas djegies së mandateve nga deputetët e Parlamentit, bëhet me dije se janë plot 11 kandidat nga PD dhe LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandatet. 11 kandidatët i bashkëngjiten kështu 4 deputetëve që ende nuk kanë firmosur. Një ndër ta është edhe kandidati i LSI për Tiranën, Ylli Shehu. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ish-deputeti u shpreh se është njoftuar nga KQZ dhe ka 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

“Unë nuk kam firmosur ende një deklaratë paraprake dorëheqjeje. Jam njoftuar nga KQZ për të drejtën e përfitimit të mandatit, dhe kam 10 ditë kohë të dorëzoj formularin e dekriminalizimit.

Deri atëherë kam kohë të mendohem dhe të konsultohem me gjithçka ndodh, pas shkëputjes gati 2 vjeçare me politikën aktive. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj për ta marrë gjithë kohën që kam në dispozicion për të thënë fjalën e fundit”, ka përfunduar reagimin e tij për Gazeta Shqiptare kandidati i LSI.



4 Comments

  1. Do mendohet. Me te tille “Deputete” do beje Keyeministri shtet, tani qe do kritikohet me zerin e tyre te forte.

    Shqiperia arriti te behet PARTI SHTET.

  2. ky eshte nje deputet i pr pastaj kaloj me ramen tani me lsin,po te jeni te sigurt qe ky nuk flet kurr ne parlament se nuk di te flas i shkteti ,kto lloj deputetesh i duhen shqiperis qe te rri ne vend dhe nja 50 vjet te tjera me ramen nga fitorja ne fitote

  3. po shkon si rama nje her te thith palla roshi,frroku e ndoku po i pelqyen pastaj hyn ne grupin e qelbesirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *