• |
ide | kryesore

Kthesë në ngjarje/ Vdes i moshuari në Vlorë, nipi autor i grabitjes

Lajme, Të fundit



Ndërron jetë në spital i moshuari që u gjet mbrëmë i plagosur në banesë nga nipi i tij, i cili rezulton të jetë edhe autori i ngjarjes se rëndë.

I moshuari rreth 69 vjeç me inicialet V.K, ka ndërruar jetë pasi nuk i ka mbijetuar plagëve që kishte marrë. Ai ishte qëlluar me armë zjarri dhe ka pasur plumb në kokë. 

Madje, autori i ngjarjes është nipi i tij, personi që tha se e gjeti të gjakosur dhe ngriti alibinë e grabitjes.

Ai në polici  ka pranuar se e ka vrarë.

Në rrëfimin e parë pas ngjarjes, nipi ka treguar se kishte konstatuar se të moshuarit i mungon rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë, që ka rrëfyer se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë të gjakosur. Ai njoftoi ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *