• |
ide | kryesore

Fleckenstein nuk e ka kuptuar ende: Nuk ka më opozitë në Parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportuesi për Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës.

Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Vitin e kaluar, Fleckenstein pati gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjes MacAllister+ pas bojkotimit të parlamentit nga opozita në 2017, edhe pse më parë kishte deklaruar se ai nuk “kishte negociuar për protestën”.

Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute —sikurse u zbulua tani, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale — Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.”

Fatkeqësisht, u vërtetua pikërisht e kundërta. Me shumicën absolute qeveria socialiste jo vetëm masakroi disa akte nënligjore, pjesë të paketës së reformës në drejtësi, duke shkaktuar probleme të rënda kushtetuese (të cilat ende nuk janë zgjidhur, thjesht janë harruar), por gjithashtu e përdori këtë shumicë për të përforcuar imunitetin e deputetëve ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale të Anti-Korupsionit (SPAK), e cila, sipas Kryetarit të Kuvendit, do të të fillojë punë përpara qershorit.

Si pasojë e këtyre veprimeve të shumicës socialiste, opozita vendosi të lërë mandatet parlamentare. Mençuria e këtij veprimi mbetet për t’u parë, por pasi e kishte paralajmëruar disa herë lëniën e mandateve, nëse nuk do ta kishte bërë këtë veprim opozita do të kishte pasoja të rënda në zgjedhjet e 30 qershorit, që mund të çonin edhe në asgjësimin e saj.

Rezultati është që tani kemi një situatë politike të paparashikueshme, ku zhvillimi i zgjedhjeve është në pikëpyetje. Nëse të gjithë kandidatët e opozitës heqin dorë nga mandatet e tyre,— gjë që nuk mund të merret si e mirëqenë— kjo do ta bënte parlamentin antikushtetues.

Kodi Zgjedhor nuk ofron zgjidhje se çfarë do të bëhet me mandatet e opozitës, pasi të gjithë kandidatët të kenë dhënë dorëheqjen nga mandatet, ndërkohë që Kushtetuta shprehet se parlamenti duhet të ketë 140 anëtarë. Dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese — edhe kjo pasojë e reformës në drejtësi — nuk shihet asnjë zgjidhje.

Thelbi i kësaj gjendjeje është se “zaret janë hedhur” dhe nuk ka kthim mbrapa. Ish-deputetët e PD-së nuk kanë më asnjë mundësi ligjore për ta çbërë dorëheqjen e tyre, dhe është thjesht qesharake të thuash— ashtu siç thanë anëtarët e misionit të PE-së dje— se anëtarët e tjerë të listës së opozitës mund t’i pranojnë mandatet dhe të formojnë një opozitë të “re”.

Falë listave “të mbyllura”, sistem që OSBE e ka kritikuar shpesh, vetëm kanditatët në krye të listës janë, në fakt, ata që do të jenë vërtet deputetë. Sa më poshtë shkojmë në listë, aq më pak të kualifikuar (më të varfër, më të dobët, ose më pak kriminelë) janë kandidatët.

Pa një lidhje në partinë apo në zoën e tyre elektorale, këta deputetë “të rinj” të opozitës do të përjashtoheshin menjëherë nga partia, nëse do t’I pranonin mandatet, duke e krijuar kështu një parlament të mbushur me 50 për qind kufoma të gjalla politike, pa mbështetje nga partia. Asnjëra prej këtyre nuk është një zgjidhje e vërtetë për situatën aktuale.

Pavarësisht kësaj, Fleckenstein ia lejoi vetes të thoshte: “Po e humbas durimin me qëndrimin e deputetëve të opozitës. Protestat duhet të mbeten paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin.”

Së pari, nuk ka më asnjë deputetët opozite. Ky është fakt i thjeshtë. Së dyti, kjo nuk ka më lidhje me integrimin. Vendimi i tyre tregon qartazi se në llogarinë që bën opozita “pengimi” i integrimit ka më pak peshë se sa ta lësh qeverinë shqiptare në dorë të Edi Ramës. Përmbledhtazi, ata nuk duan t’ia dinë më për “durimin” e Fleckenstein-it. Në fund të fundit, pse u dashka t’ia dinë?

Me siguri që Fleckenstein do ta përjetojë këtë si një goditje të shumë të fortë ndaj egos së tij të madhe, pasi ai është mësuar t’i japë urdhra vendeve që të bëjnë punën e tij për hir të integrimit. Por realiteti i situatës aktuale politike në Shqipëri është ky: integrimi nuk është më një prioritet për opozitën; prioritetei i saj është largimi i Ramës.

Ndaj edhe çdo apel – i bërë qoftë nga Eurodeputetët apo nga Ambasadori i BE-së Soreca — i bazuar në këngën e vjetër të integrimit nuk do të funksionojë më. Në vend të saj, këtyre të fundit do t’u duhet të përveshin mëngët, t’i futen punës, edhe për të kuptuar se si arriti vetë BE-ja të krijonte presionin dhe kushtet që pjesërisht çuan në krizën aktuale politike. Por të presësh që ata të thellohen e të mendojnë për këtë do të ishte e tepërt, mendoj unë. /Vincent W.J. van Gerven Oei, exit.al/



14 Comments

  1. Kryetar delegacioni ishte Tunne Kelam i partise se djathte estoneze. Ai mbas takimit me opoziten tha: “Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione”
    Te njejtin qendrim kane mbajtur te gjitha kancelarite e perfaqesite e botes perendimore.
    E tani cfare? Pse masturbohet lapsi me Fleckensteinin?

    Fakti nese parlamenti duhet apo jo te kete 140 deputete, permendet shkarazi ne artikull dhe autori jep mendimin plot siguri. Tipike per Shkullakun & Co

  2. Ο i paemer meqense ti e ke kuptuar flajkershtajen ca ke që me lodhesh tu u perpjek o lali që ta kuptojne edhe te tjeret rri me qafshe se te do rama per dite me te veshtira mos u konsumo që tani he tekeqen

  3. humbi durimin ky frankenstein
    moc mole, na plasi trapi

    ky tjetri nga estonia

    heren tjeter do vi nji nga burkina faso dhe gibouti, te na thone qe bari eshte jeshil dhe qielli eshte i kalter

    ca i keni kta vemje, dilni per zot vete shqiprise sa na moren ne qafe kuqalashet bolshevike

  4. na plasi kari se iken gjysma e te korruptuarve nga jeta parlamentare e nga politika. na plasi kari se iku, Mona, Tit Vasili, ato kalamajt e lsi, Lulushi, Salehu, Strazo pisqolla, Duka, krimit, Dule greku, Idriz cami (ca paradoksi keta bashk), Thuthuqi, Muli, apo ata te vezeve e te tjere anadollak e hajduta te certifikuar. Tani ka ngel me ik edhe kjo gjysma tjeter e te fillojn te vin ato studentet qe organizuan protestat me te bukura ber ndonjehere ne Shqiperi.

  5. Ne delegacionin e djeshem qe po bente nje vizite rutine per te pare nese Shqiperia i ka plotesuar detyrat e lena per celjen r negiciatave.(negociata qe vjet na u tha se u celen) te pakten pese nga antaret ishin te majte perfshire ketu e edhe raportuesin per Shqiperine, Frankenshtajn. Ajo qe “harrojne” te thone te gjithe eshte se keta deputete e kane mandatin deri ne maj kur behen zgjedhjet e reja per ne BE dhe qe protet te fitohen ne menyre “publicitare”, sic thote je eksponent i Rilindjes, nga e djathta dhe per me teper pritet nje rritje e madhe e numrit te perfaqesuesve te ekstremit te djathte ne ket parlament kryesisht nga “Le Front National” nga
    “Allianz fur Deutschland” si dhe nga parti te tjera qe jane kunder zgjerimit te BE. Ne keto kushte negociatat “e celura” vitin e shkuar, pak si zor te celen perseri sivjet dhe per me teper nuk do jete Frankensteini me raportues per Shqiperine. Gjithashtu, grupimi i trete per nga numri ne PE, ACRE qe eshte grupim i djathte konservator, eshte shprehur tashme dhe mendoj se shume shpejt do te flase edhe PPE. Se sa i rendesishem ishte ky delegacion duket qe nga momenti qe ne krye te delegacionet vendoset nje eurodeputet estonez (Estonia nuk eshte akoma nje antar me te drejta te plota ne BE dhe ka te njejtin status si Bullgaria, Kroacia, Rumania, Polonia etj.) Gjithashtu, me koshience te plote se nuk do jene me pjese e ndonje delegacioni te BE-se, ne fund te takimit u deklarua se BE nuk do te nderhyje per te zgjidhur problemet ne Shqiperi.
    Per kete arsye, si dhe per arsyen tjeter kryesore qe Shqiperine e bejne shqiptaret dhe jp te tjeret, me dashamiresi i sugjeroj shkrojtesit me pagese qe te mos fluturojne me presh tek ai vendi qe nuk thuhet, por te mendojne se a eshte me mire demokraci, autokraci, apo diktature.
    PS Vetem ne Shqiperi dhe ne vendet diktatoriale ndodh qe qeverija te adhurohet nga shtetasit e saj. Ne pjesen demokratike te planetit, qytetaret jane gjithmone ne opozite me qeverine dhe kjo flet qarte per sistemin politik ne Shqiperi

  6. i pa emer e me mut ne tru-ty te mjafon dhjerja e frrokut,roshit,doshit,prenges,avdylajve dhe behesh nje si rama mut.

  7. O Lapsi boll ja ferkuat opozites. Boll me mentalitetin te zgjedhim te keqen me te vogel. Nuk mund te shifen me me sy Mona, Salehu e Like floriri. Figura komplet te degjeneruara e te djegura ne syt e shqiptareve. Sado ti zbukuroni e ti beni makiazh ju te lapsit surrati prej shtrigu i Salehut nuk rregullohet (shum vrasje e mundojn), Apo surrati prej transi i Mones (sado botox te bej si transeksual duket). Nuk ndjell shpres nje kolicion TEPSIE (se ideale nuk ka) me PD qe e mban veten te djath, me LSI te majt, me Dash rakin, me Duken e krimit, me Dule grekun e me Idriz camin. Lereni kete muhabet tani. E di qe tingellon paradoksale po do jet vet Rama (me karlliqet qe ben) qe do detyroj edhe shqiptaret te bejn nje opozit te hajrit. Po derisa eksluzivitetin e opozites e ka koalicioni i TEPSISE (mos harroni si e dhjen protesten e studenteve), preferoj me mire keshtu.

  8. Ne shqiptaret duhet qe te jemi objektive dhe mirenjohes ne vleresimin qe ju bejme nderkombetareve. Fleckenstein eshte nje mik dhe dashamires i shqiptareve. Ka luftuar fort per integrimin e Shqiperise ne Eu. Kete e ka pranuar , ish min Majlinda Bregu perfaqesuese e PD atehere dhe Klajda Gjosha perfaqesuese e LSI kur ishte. Gjithashtu Ditmir Bushati me pozicionin e ministrit jashtem.
    Pra duhet me shume vleresim dhe me pak paragjykim.
    Reagimi qe ka bere dje znj Kryemadhi, ishte i papranueshem, qe nuk mund ti shkoj nje zonje, dhe nje politikane qe aspiron direkte per pushtet. Roli i zonjes Kryemadhi me duket i cuditshem. Mendoj qe me shume i prish pune , se i ndreq opozites. Nuk ka as oratori as karizem. Nuk frymezon kerkend, perkundrazi. Eshte tej mase e konsumuar, si person por dhe si model. E nxjerrin shpesh ne tv, por ne thelb tregon vazhdimisht ate qe eshte. Akoma nuk arrin te artikuloj. Nuk ka shprehi. Le shume per te deshiruar. Eshte fallco.
    Ne lidhje me aktualitetin , shqiptaret nuk duhet te rrijne me vesh se cthone te huajt, por me sy nga pjata tyre, sa eshte e mbushur. Pakenaqesine dhe mjerimin e krijuar, nuk e shuan apo zbukuron asnje diplomat i huaj.

  9. O ju te rames per frymezim dhe artikulim keni taulantin sabriun rucin prandaj mona duket kaq keq sa per ramen ekapi frymzimi nemoshen 55vjec me u be piktor sa per artikulimin kur i fut dy vija ska bir kurve që ja merr lene ma po ju futem slfijeve

  10. Shkullak more dhe dekorate nga Thaci I pashkolle .Gomar ke qene dhe gomar me mjeker ke ngelur.Je pjese e fshatareve me corape te kthyera mbrapsht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *