• |
ide | kryesore

IKMT shemb bazamentin ku do të vendosej busti i Skënderbeut

Lajme, Të fundit



Ka nisur një konflikt mes Bashkisë dhe IKMT-së në Lezhë, në lidhje me vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut.

IKMT ka shembur sot bazamentin ku do vendosej busti i Skënderbeut. Bashkia e Lezhës kishte marrë iniciativën për të vendosur bustin e Skënderbeut me rastin e ditës së Besëlidhjes së Lezhës.

Të dhënat e para nga IKMT  tregojnë se gjithçka ishte bërë pa lejen nga Instituti i Monumenteve. “Instituti i Monumenteve nuk ka dhënë leje për vendosjen e bustit”- thonë burime nga IKMT.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, është shprehur se kjo është një gjë e papranueshme. “Është i papranueshem bllokimi nga ana e  Ministrisë për vendosjen e kësaj shtatoreje të shumëpritur për Lezhën”- thotë ai.

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *