• |
ide | kryesore

ISHP publikon numrin e të prekurve nga gripi në vend

Lajme, Të fundit



Numri i personave të prekur nga virusi i gripit ka shkuar në 472. 374 raste rezultojnë me virusin AH1N1. Shifrat i bën të ditura Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se përgjatë tre muajve të fundit janë testuar 1015 mostra.

Ndërkohë qarkullimi i gripit në vend sipas ISHP-së paraqitet me intensitet mesatar.

Specialistët bëjnë apel të mos nënvlerësojnë simptomat e gripit dhe nëse konstatojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes të konsultohen me mjekun.

Përgjatë këtij viti, gripi në Shqipëri ka shënuar pesë viktima. E fundit ishte një nënë re, e cila humbi jetën pak ditë pas lindjes bashkë me një nga binjakët e saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *