• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë bën Hoxha: super Ngo’o tremb të kuqtë për 45 minuta

Sport, Video



Nuk ka gol në 45 minutat e para të derbit të ndezur kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit, por nëse është kështu është meritë e kapitenit të të kuqve Alban Hoxha, shpëtimtar në të paktën tre raste. Skuadra e Gegës nuk ka arritur dot të fitojë mesfushën në agonizmin e një ndeshje me ritëm të lartë, ku dëshira e bardhebluve për ti dhënë fund supremacisë së Partizanit ka qenë diferencuese…

Vetëm Hoxha ka mbajtur lart rrezikun e treshes ofensive të Memës, duke bërë heroin në dy raste ndaj një fuqie të natyrës si Ngo’o. Anglezi ka goditur dy herë me kokë, duke shfrytëzuar shtatlartësinë e tij, por në të dy momentet Hoxha është spektakolar, me reflekse që justifikojnë shifrat e portierit më pak të mundur të kampionatit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *