• |
ide | kryesore

Itali/ Aksidentohet shqiptari, dërgohet me helikopter në spital

Lajme, Planet



Një shqiptar ka mbetur i plagosur sot pas një aksidenti në Romë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri.

Teksa 38-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar motorin të tipit “Tmax”,  është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ekipet mjekësore janë detyruar të transportojnë dy të plagosurit me helikopter në një nga spitalet e Romës.

Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, ndërsa nuk jepen detaje për identitetin e të plagosurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *