• |
ide | kryesore

Lajme të këqija për Partizanin: Idrizaj thyen gjurin dhe mbyll sezonin

Sport, Video



Partizani ka barazuar 0-0 në derbin me Tiranën, duke ruajtur pathyeshmërinë në sfidat me bardheblutë, por ka humbur mbrojtësin e majtë Hektor Idrizaj. Vlonjati është dëmtuar rëndë në fushë dhe është dërguar menjëherë në spital, për qartësime të mëtejshme. Idrizaj, aktualisht gjendet i shtruar në ambjentet e spitalit “Amerikan 3” dhe pas rezonancës magnetike ka rezultuar të ketë pësuar thyerje të kupës së gjurit të djathtë dhe duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Idrizaj ka lënë fushën e lojës pas një kontrasti të fortë, duke u zëvendësuar nga Kalari. Stafi i Partizani e ka vizituar mbrojtësin për ti dhënë mbështetjen e tyre, por kohët e rikuperimit janë të gjata, bëhet fjalë për rreth 5 muaj, gjë që praktikisht e ka mbyllur sezonin për lojtarin. Gjithësesi kohët e sakta të rikuperimit do të konfirmohen pas kontrolleve të tjera, që do të bëhen për gjurin e lojtarit.

Idrizaj është aktivizuar në derbi, duke qenë se Trashi ishte skualifikuar, por ka qenë një ndeshje e pafat për mbrojtësin e majtë, të ardhur nga Kamza.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *