• |
ide | kryesore

Mjeku: Gazi lotsjellës është i ndaluar për t’u përdorur edhe në luftë

Lajme, Të fundit



Gazi lotsjellës i përdoruar nga forcat e rendit në protestën e opozitës së bashkuar, shkaktoi debat për mënyrën se si u përdor ai si edhe për efektet që shkakton te protestuesit. Lidhur me këto efekte mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” tha se gazi lotsjellës hyn në familjen e lëndëve helmuese dhe është i ndaluar me konventë ndërkombëtare të përdoret edhe në luftë.

“Janë në familjen e lëndëve helmuese dikur përdoreshin në luftëra. Janë ndaluar tani me konventën ndërkombëtare, sot përdoren në tubime masive për të ulur efektin e demonstrimit të masave. Qëllimi i tyre është të bëjë masën inaktive, të pafuqishme për të reaguar.”-tha doktor Jorgji, ndërsa u shpreh se çdo person reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gazit helmues.

Mjeku tha se reagimi ndaj efektit të gazit varet nga shumë faktorë, dhe mund të sjellë edhe agravim të situatës.

“Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse. Shkakton rritje të tensionit, mund të çojë në çrregullime të ritmit deri në goditje kardiake, të cilat shoqërohen deri edhe me vdekje” – vijoi më tej doktor Jorgji, i cili foli edhe për efektet që shkakton gazi lotsjellës në trupin e njeriut.

 “Në sy mund të shkaktojë deri verbim të përkohshëm. Në rrugët respiratore shkakton inflamacion të mukozës me tregues më të thjeshtë kollën, deri vështirësi në frymëmarrje, në pneumoni kimike apo edemë pulmonare, situata këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja për organizmin. Për sa i përket anës nervore, mund të shkaktojë që nga ankth deri në kriza paniku, rritje të pulsit, tensionit etj. Mund të japin edhe infeksione në mëlçi apo lëkurë, djegie të shkallës së parë” -theksoi më tej ai, ndërsa shtoi se efektet llogariten nga 30 minuta në disa ditë.

“Mënyra e përdorimit të gazit lotsjellës, ka rregullat e veta të përdorimit. Ka rëndësi intensiteti, forca e hedhjes, largësia nga ku niset. Edhe ata që e përdorin kanë rregulla sepse ka pasoja. Ka libra që thonë nuk mund të hidhet drejtpërdrejt, nuk mund të hidhet në largësi më të pakët se 4 – 6 metra. Efekti mban nga 10 deri 30 minuta, nëse je larguar nga vendi. Më e rëndë situata bëhet në ambiente të mbyllura apo kur nuk ka erë.”



10 Comments

  1. E pashë ktë mjekun direkt, një gjë nuk kuptova, nëse është i ndaluar nga konventat ndërkombëtare si ka mundësi që përdoret në vendet europiane, Greqi, Itali, Francë etj?

    1. I sigurte je qe ata perdorin kete lloj gazi? Made in Serbia per me teper?!

      Edhe ne France, kam pare qe gjuante policia me gaz lotsjelles, por reagimi i turmes nuk ka qene njesoj. Njerez me te vjella, te corientuar etj. Vetem ne Siri kam pare keto lloj regimesh, pak a shume!

      Prandaj quhet Gaz-Lotzjelles, e jo mbytes.

      1. ”’ Vetem ne Siri kam pare keto lloj regimesh”’ ,,, Paske qenene siri ?

        Pse ben propagande kot. Nese do te ishte PDja ne pushtet do flisje ndryshe. Do filloje te beje propagande qe gjoja ky gaz eshte i lejushem , etj ejt etj .

  2. Ja ka fut kot!!! Gazi lotsjelles me permbajtje:
    Orto-cloro-benzal malonitril (gas CS)
    Dibenzen(b,f)-1,4-ossiazepin (gas CR)
    Cloroacetofenon (gas CN)
    Jane ne dotacionin e cdo policie..Dallimi eshtei demtimeve te perhershme apo te perkoheshme etj etj por ky mjeku ja pellcet kot..ben propagande!

  3. O colglionet e lapsit, para se te beni kto referenca dy lekshe mesoni qe:
    LHL dhe armet kimike jane ndaluar me konventa nderkombetare. Shqiperia asgjesoi gjithshka kishte trasheguar si pjese e detyrimive per tu futur ne NATO.
    Gazi lotsjelles nuk ben pjese te LHL dhe perdoret gjeresisht kudo ne bote.
    Gazi lotsjelles ka ne perberjen e tij “oleoresin capsicum” i njejti element kimik qe gjendet ne specin djeges.

    Talibanet e shqupit specin djeges e hajne cdo dite me groshe, asgje nuk do i ndodhi nese marrin ndonji doze extra para parlamentit apo k/ministrise.

  4. Na dolen do mjek nga pjella e te kuqeve ekspert. te fushes qe se kan haberin le te helmohen protestuesit ska gje vetem mos te rezohet kriminel drogaxhi Edi deriii

    1. t,ndoqa ne rtsh drejtorin e policise i cili publikoi te gjitha fsturat e blerjes se ketyre lendeve dhe ato ishin blere nga qeveria e Berishes mbas 21 janarit dhe ishin blere nga Izraeli,ti thashe keto qe te kuptosh qe Berisha kishte hall mos largohej nga pushteti,megjithse nuk jane helmuese pasi perdoren ne gjithe boten…

  5. Foli salihu dhe mona per gazin lotsjedhes,Doktori I salihut na tha qe vrasjet jane bere nga afer dhe jo nga Garda,do ushqehet dhe ky si shpellaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *