• |
ide | kryesore

FOTO/ Derbi i Romës: përplasen tifozët me policinë, një agjent plagoset në kokë

Sport



Një derbi nuk është thjesht një ndeshje, për shkak të ndjeshmërisë që ka tek tifozët, adrenalinë e përcjellë edhe tek lojtarët në fushë. Lazio-Roma pastaj është një derbi, ndër më konfliktualët dhe nuk mund të kalonte edhe këtë herë pa incidente. Përplasje të forta mes tifozëve dhe policisë kanë ndodhur përpara stadiumit Olimpico, ku një agjent është plagosur, i goditur me gur në kokë.

Ngjarjet ndodhen ekzaktësisht në rrugën Maresciallo Diaz. Nga informacionet e para, duket se një grup tifozësh ka nisur të sulmojë policinë që ishte vendosur aty, ku është plagosur në kokë me gur edhe një agjent.

Polici ka marrë menjëherë ndihmën e shpejtë, ndërsa konflikti është zgjeruar me hedhjen e fishekzjarrëve, tymueseve dhe eksplozivëve artizanalë në urën Milvio e në Lungotevere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *