• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gazetarja e “Rai News 24”: I dua shqiptarët, nuk janë të gjithë mafiozë

Lajme, Syri i Lapsit



Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një video ku gazetarja dhe spikerja e njohur e Rai Neës 24, Laura Tangherlini zbulon arsyen se përse pëlqen Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndër të tjera Laura ka kënduar dhe një këngë shqiptare me titull “Sa i dua lulet”, të cilën ajo tregoi se ja ka mësuar një ndër shoqet e saj më të mira Frida. Në një moment gazetari Enrik Mehmeti e pyet Tangherlinin për shqiptarët dhe mafien për të cilën njihen, nëse edhe asaj i dukeshin kështu.

“Ashtu siç ka shqiptarë të mirë dhe të keq, ashtu ka italianë të mirë, ka dhe italianë të keq. Kjo është për gjithë. Por ata që njoh unë janë shumë të mirë dhe të respektuar” – thotë ajo. Pak ditë më parë ajo publikoi edhe një reportazh nga jugu i vendit ku kishte udhëtuar në Lazarat dhe Tepelenë për trafikun e kanabisit që duket se vijon ende. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Reportazh i RaiNews24/ Gazetares italiane i sjellin kanabis në mes të Tepelenës (VIDEO)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *