• |
ide | kryesore

Gazetarët e RAI në revoltë: Nuk jemi megafon i qeverisë

Lajme, Të fundit



Gazetarët e televizionit shtetëror italian RAI, janë rebeluar ndaj një vendimi sipas të cilit përfaqësuesit e qeverisë mund të flasin në emisione pa kufizime kohe dhe pa pyetje të kryqëzuara nga gazetarët.

Në fund të edicioneve informative të Rai – Tg1, Tg2 dhe Tg3 – gazetarët lexuan drejtpërdrejt deklaratën e Sindikatës së gazetarëve të televizionit shtetëror kundër dritës jeshile që Komisioni Mbikëqyrës i hapi këtij rregulli të ri. Në deklaratë denoncohet tentativa për ta kthyer televizionin publik në megafon të qeverisë.

“Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet. Këtë e bëri përmes Komisionit Mbikëqyrës i cili miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në emisione pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara. Jo vetëm kaq, Rainews24 do të duhet të transmetojë tubimet politike në tërësi, pa asnjë ndërmjetësim gazetaresk, të paraprirë vetëm nga një akronim. Kjo nuk është ideja jonë për një shërbim publik, ku në qendër të jetë puna e gazetarëve të cilët pyetjet, edhe të pakëndshme, verifikojnë atë që thuhet, apo vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizojmë për t’ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.”, thuhet ne deklaraten e sindikates se gazetareve



9 Comments

  1. Ja kur media ka nje personalitet!
    Veremlijet dhe Bastardkristaqet jane kudo, ne cdo shtet, por media ka autoritetin e vet gjetiu……

    1. e drejte, por kur r majta eshte ne pushtet, super megafon, dhe kurre nuk jane anku, kurre

      sigurisht qe tashi tregojne parimet

      tipike sjellje diabolike karmuiste

  2. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim me mediat tani në Shqipëri sepse 90% e mediave në Itali janë të majta dhe kanë vepruar në favor të qeverive të majta.

  3. Për herë të parë ama, zhvillohej pritja me nderim ushtarak që iu bë kryeministrit para takimit me Presidentin Macron. Ky lloj nderimi nuk është bërë ndaj një kryeministri shqiptar më parë. Madje dhe për vetë Ramën, që është pritur disa herë në Elysee nga vetë Macron apo më parë nga Presidenti Hollande, kjo ka qenë një herë e parë me pritje ushtarake.Shpellkare e cecene mos u merzisni se salihu do ngordhe ne ballkon si nje Qen qe i sherben te zotit serb.Jo si veglat e tv syrit qe verberisht 24 ne 24 vetem salihu gei gazi dhe Qimi qe vetem meret me maxhorancen,ketu jane dhe femijet e zhulalit cuni fariut argita cuni i spahise

  4. Rai eshte televizion publik qe mbahet ne kembe nga taksat e qytetareve italiane. Qytetaret italiane e bene zgjedhjen e tyre me vote ne shtator. Tani keta te Rai-t, qe dihet prej me shume se 15 vitesh qe jane kthyer ne megafon i komunisteve italiane, perse shqetesohen kur qeveria e zgjedhur me vote kerkon te promovoje politikat e saj per te cilat eshte votare nga taksapaguesit.
    Per te qene realiste qeveria ben gabim qe nuk e shkrin fare Rai-n dhe ta riformoje.
    Shikoni çben ne shqiperi kallomi i gjate me TV shteteror, e ka tkhyer ne bordello dhe askush nuk ndihet…. dalin vetem ca veremlinj ketu e bejne llap llap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *