• |
ide | kryesore

Ekspertët e mjedisit kundërshtojnë koncesionarin e Sharrës: Në kundërshtim me ligjin

Lajme, Të fundit



Shkeljen e ligjit të mjedisit nga koncesionari i landfillit te sharrës ‘Integrated Energy” B.V, përvec biznesmenëve e denoncojnë edhe ekspertët e mjedisit. Specialisti i mjedisit Agron Lamko i cili për vite të tëra është marrë me çështjen e mbetjeve në Ministrinë e Mjedisit thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2015, i cili i referohet menaxhimit të mbetjeve inerte, bie në kundërshtim me ligjin e mjedisit, ku dherat nuk cilësohen mbetje dhe si të tilla nuk duhet të përfundojnë  në landfill.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave i detyron këto por VKM bie në kundërshtim me ligjin e mjedisit. Ato nuk janë mbetje të rrezikshme dhe as mbetje urbane. VKM që i detyron kompanitë private të paguajnë për dorëzimim e mbetjeve të tyre inerte në landfill është i gabuar dhe është në kundërshtim me ligjin e mjedisit që parashikon që dherat duhet të shërbejnë për rehabilitimin e tokave jo produktive kurse inertet meqënëse nuk ka vend tjetër atëherë keto mund t’i cojnë në Sharrë për të mbuluar plehrat. Ligji i mjedisit i përjashton dherat dhe thotë që dherat riciklohen duke i përdorur për rehabilitimin e tokave jo produktive.” -shprehet Lamko



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *