• |
ide | kryesore

KQZ plotëson vakancat, cilët janë 4 deputetët e rinj të Kuvendit (Emrat)

Lajme, Të fundit



Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abaz Rushi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.

Më pas, KQZ i ka dhënë mandatin dhe Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, me 5 vota të KQZ ka marrë edhe Enver Roshi.

Pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, me mandat deputeti votuar me 5 vota pro, nga KQZ-ja është bërë edhe Ylli Shehu.



5 Comments

  1. Eshte nje lloj si ne nje ndeshje sporti qe lojtaret ne fush bashk me trajnerat vendosin te largohen nga fusha elojes si mund te hin ne loj stoli dhe te vazhdoj loja

    1. po trenieri kush eshte? presidenti klubit kush eshte? mendoj se populli ne ket rast loja vazhdon me stolin qe ndonjehere del dhe me permbare se lojtaret e mire paguar:)

  2. Urime mandati i deputetes ksaj aurora Mares pasi ai Perparim spahiu nuk durohej si deputet nje injorant,tani mund te shkoje te punoje tek Artur Zheji pasi qe te dy jane shpifes ordiner.

  3. Esi loja mund te vazhdoj po te keni gjykat kushtetuse se ato qe protestojn say do qe te jen Jan popull pa permendur studentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *