• |
ide | kryesore

Ministri serb: Me Kosovën si shkëmb në shpinë nuk mund të ecim përpara

Lajme, Të fundit



“Nëse presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar.

Lonçar ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të investojë në paqe, sepse sipas tij, pa paqe gjithçka që bëhet për të përmirësuar ekonominë dhe standardet e qytetarëve nuk do të ketë efekt.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por që kërkon diçka në këmbim.

 “Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiç, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

Gjithashtu Vuçiç është shprehur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës nuk e tërheq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *