• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë kapen në Itali me 400 mijë euro heroinë

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme, dy shqiptarë janë arrestuar në zonën e Firences. Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë të moshave 25 dhe 33 vjeç.

Ata u ndaluan pas një aksioni kundër lëndëve narkotike, ndërsa karabinierët konstatuan se shqiptarët mbanin një sasi droge prej 8 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.

Veprimet e shqiptarit 25-vjeçar, i cili po drejtonte makinën tip ‘Fiat Punto’ ka bërë që të shtohen dyshimet tek autoritetet të cilat më pas gjetën të fshehur sasinë e drogës në një pjesë të makinës.

Kontrollet nuk mbaruan këtu. Ata vijuan edhe në shtëpinë e 33-vjeçarit shqiptar, ku u vërtetua se ai e kishte kthyer shtëpinë një laborator herione. Pas heroinës, u sekuestruan edhe pajisjet të cilat shërbenin për ndarjen e sasisë në doza të vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *