• |
ide | kryesore

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Nuk kemi treg, prodhimet bujqësore i hanë bagëtitë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se në mungesë të tregut, prodhimin detyrohet t’ia japë bagëtive.

“Ah mor Edi Rama more faqezi! E bëjmë mallin dhe nuk e shesim. Kjo që bën nuk është drejtë, prandaj zhduku sa më parë. Sa të të vrasin njerëzit, ka me të vra edhe buka ime. 100 luga janë mbush me djersën time. Është gjynah se jemi duke u copëtuar. Grosha ja si qelibar, ta hajë delja është gjynah, prandaj bëjë të pamundurën dhe zhduku,  zhduku sepse nuk të do më populli”, shprehet qytetari.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje dr,shiko se si u a japim bagetis mundin e gjith veres dhe vjeshtes, kemi mbi 100 kv fasule dhe nuk kemi treg ku ta dergojm,,ju lutem shperndaje qe ta shikok dhe ai lugati ribdekjes,,te uroj shender dhe mos vdeksh kurr.”

Miq,kjo eshte kriminale, ndaj dhe mbare fermereve shqipare iu bej thirrje te ngrihen dhe ti shporrim shushunjat, narkoqeveritaret qe pasurohen mbi fatkeqesine e tyre. sb”, shkruan Berisha.

 

 



5 Comments

  1. Ky thjesht do te ngeli nje komunist. Eshte tregu dhe marketingu. Nese ka hyrje bujqesore pa dogane ose me cmim te ulet ti denoncojne dhe tja marrin shpirtin institucioneve. Por ky eshte rehat per vete.

  2. Me mire ta haje delja se ta hajne salihu dhe shpellaret si puna jote o rrot kari,tani qe ju ankove agjentit te udb gjerat do zgjidhen salihu do te ta shes fasulen ne serbi te vllezerit e tij

  3. Po si nuk rrine keta soj seze, edhe tek realiteti i fshatarit e fermerit japin mendim abstrakt, vete, e vetem se e thote Berisha. Mendje djallezia tuaj qe flisni per tregun tregon qe ju vetem blini, por te shihni, e te shikoni se cfare ben ai fshatar, apo fermer per te marre ate prodhim do ishit mplakur para kohe, e mbase jeni mplakur nga mendja e semure. Shteti ka detyrim qe tua mbledhe, apo tu coje tregtare per te bere mareveshje malli, shteti kerkohet qe tu beje lehtesira, e jo te hape doganen e oligarkeve, e fshataret e vet i le qe tu prishet prodhimi,. Kjo eshte llogjika e ketij shteti, nuk eshte se po ka treg e keta te shkret s;duan ta shesin, por shteti u ben bllokade, andaj ata po kapitullojne, si e gjithe ekonomia jone qe eshte gati ne recension. Pa dashur te mbroj Berishen, por cdo denoncim i tije eshte faktik, koherent me gjendjen ne t cilen na ka cuar ky pushtet i degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *