• |
ide | kryesore

Video/ Futet në fushë dhe sulmon kapitenin e Rangers: arrestohet tifozi i Hibernian

Sport, Video



Në ndeshjen e kampionatit skocez mes Hibernian dhe Gllasgow Rangers ka ndodhur një incident i shëmtuar. Një tifoz vendas është futur në fushë, për të mos e lejuar kapitenin e Rangers, ku luan edhe futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Eros Grezda, të merrte topin. Shkelmimi i topit prej tij ka acaruar futbollistin e Rangers që ka reaguar menjëherë, përpara se forcat e sigurisë të shoqërojnë jashtë stadiumit tifozin e Hibernian, që më pas është arrestuar. Për kronikën, Grezda nuk ka qenë as në pankinë, ndërsa ndeshja është mbyllur 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=eNJ6B4t4TFA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *