• |
ide | kryesore

Akuzohet për goditjen e drejtuesit të Sampdoria. Gasperini: “Një skenë teatrale”

Sport



Një fund ndeshje e tensionuar në Marassi. Sampdoria akuzon teknikun e Atalantës Gasperini se ka goditur me dorë sekretarin e përgjithshëm të dorianëve Massimo Ienca në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes. Gasperini, që po protestonte ashpër për penalltinë e akorduar për Sampdoria, duke dalë nga fusha është kryqëzuar me drejtuesit e Sampdorias, e sipas akuzës e ka goditur duke e shtyrë. Ienca, duke u rrëzuar përtokë, ka pësuar një dëmtim në dorë.

“Ienca është një person që e njoh mirë, ka një të kaluar të gjatë tek Genoa. Njoh edhe disa pjesëtarë të familjes së tij. Më doli përballë e më pengonte kalimin dhe e spostova që të kaloja. Kjo është ajo që ndodhi, pjesa tjetër është një skenë teatrale e ai ndonjëherë është mësuar me këto gjëra”, ka treguar Gasperini versionin e tij të fakteve.

“Nuk ka asnjë skenë ose provokim. Ky nuk është sport – ka thënë zv. presidenti i Sampdorias, Romei – Ka dëshmitarë për këtë rast, më treguan për një goditje të fortë. Prokuroria Federale do të bëjë detyrën, por këto sjellje janë për tu censuruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *