• |
ide | kryesore

Guardiola, mesazh Juventusit: “Nëse nuk më shkarkojnë, rri tek City”

Sport



Emri i Pep Guardiola ka përfunduar në listën e kandidatëve për pankinën e Juventus, në rast të mbylljes së raportit me Massimiliano Allegri. Por tekniku spanjoll ka shuar zërat menjëherë. “Nuk e di përse media flasin për këtë gjë, e transformuan një tëeet në një lajm. Kam ende dy vjet kontratë këtu e do të largohem vetëm nëse më shkarkojnë. Edhe nëse më duan diku tjetër, mbetem tek City”, ka thënë Guardiola pas suksesit me Ëatford.

Kështu, të paktën për momentin duket se ajo e Guardiola është një hipotezë e pamundur, gjë që rrit edhe më shumë kreditet e Zinedine Zidane, që ka refuzuar një rikthim tek Real Madrid, pikërisht në pritje të mësojë zhvillimet në situatën e Allegri me bardhezinjtë. Ndërkohë, vetë Zidane ka mabërritur në Torino, ku ka hapur një qendër sportive me emrin e tij. E pikërisht në qendrën Z5 të Mappano, trajneri francez është fotografuar me ish-miqtë e tij juventinë: Amoruso, Iuliano e Ciro Ferrara. Kushedi nëse kjo vizitë nuk është preludi i një rikthimi përfundimtar…

View this post on Instagram

⚽️#supercalcetto# #memories#

A post shared by Nicola Amoruso (@nicola_amoruso_) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *