• |
ide | kryesore

“The Sun”: Kthimi i shqiptarëve nga tutorë prostitutash, në “mbretër” të kokainës

Kryesore, Lajme

Po ju tregojmë historinë se si gangsterët shqiptarë ultra – të dhunshëm mbërritën në Britani për të kontrolluar trafiqet e paligjshme të prostitucionit duke marrë nën kontroll një treg multi-milionësh të kokainës duke u bërë kriminelët më të frikshëm.

Nga Jake Ryan, Reporter investigativ i “The Sun”

Luftërat e tmerrshme ballkanike shkaktuan një valë me kosovarë që kërkuan azil në brigjet britanike. Zyrtarë të imigracionit në pamundësi për të verifikuar kërkesat e tyre në vitet e fundit të “90-ës dhe fillimet e 2000-ës, thjesht i aprovuan ato duke u dhënë mundësi refugjatëve të nisnin një jetë të re në Britaninë e Madhe.

 The Barking-based Hellbanianz posted gloating snaps to their 115,000 Instagram followers before the account was closed
Banda e shqiptarëve “Hellbanianz” ka 115 000 ndjekës ne Instagram

Përveç tyre pati edhe shumë shqiptarë që hiqeshin si kosovarë në atë që më pas mori emrin si çështja më e madhe e ndërrimit të nënshtetësisë” në historinë e vonë të Britanisë. Mes tyre kishte edhe shumë “veteranë të krimit” që vendosën të linin shenjën e tyre në Britani, citon lapsi.al. Shumë prej tyre u vendosën fillimisht të punonin në shtëpitë e seksit në qendër të Londrës dhe Soho të cilat dominoheshin nga mafia malteze. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe maltezët do të binin në gjunjë të shqiptarëve për shkak të ashpërsisë që tregonin këta të fundit.

Në librin e tij “Kjo është Londra” autori Ben Judah shkroi mbi pushtimin e Sohos nga shqiptarët: “Maltezi i parë u rrëzua kur pa që në kokën e tij ishte drejtuar një armë nga shqiptarët. Duke u dridhur dhe i emocionuar nën xhaketën e tij rozë ai ra dakord ta shiste biznesin e tij, por ata kishin nevojë për më shumë vajza, më të lira dhe më të mira. Njëri nga shqiptarët hipi në një kamion dhe udhëtoi për në Moldavi. U vërdallos nëpër fshatrat e varfër duke bërë premtime te vajzat për punë si kameriere ose modele. Më pas i përdhunuan dhe i trafikuan”.

 Olsi Beheluli, posing with £240,000 of cash on Twitter, was jailed for 11 years in 2015 after more than £4million of cocaine and heroin was seized from his North London Albanian gang
Olsi Beheluli, duke pozuar me 240 000 £ kesh në Twitter, i dënuar me 11 vjet burg në 2015 i kapur me një sasi kokaine dhe heroine me vlerë 4 milion £

Për oficerët e policisë në terren ishte zotësia e shqiptarëve, por edhe dhuna brutale, në veçanti ndaj femrave që trafikonin që shokoi botën e nëndheshme të trafikut të seksit, citon lapsi.al. Paul Holmes, një ish-inspektor policie dhe shef i njësisë kundër trafikut të femrave në Scotland Yard i përshkroi shqiptarët si brutalë për skuadrën e tij.

“Shqiptarët mund t’ju lënë pa fjalë se si ata përdorin një lloj niveli dhune te femrat e tyre edhe kur nuk është e nevojshme. Është si një lloj statusi apo paraqitje force. Ne kemi histori femrash të cilat janë dhunuar në vazhdimësi pa asnjë arsye dhe në një mënyrë të çmendur.

 Albanian Luan Plakici, who made £1million from sex trafficking women in London, was jailed after an investigation by Mr Holmes's unit in 2003
Luan Plakici, i cili ka fituar 1 milion £ si trafikant femrash. U burgos në 2003

Shumica e grupeve të organizuara kriminale që menaxhonin femra të rrjetit të prostitucionit i dhunonin ato në një mënyrë që quhet ‘pimp’ e cila nuk lë shenja të dukshme dhe nuk ndikonte në paraqitjen e tyre në punë. Ato goditeshin në pjesën e bustit ose në atë të këmbëve të cilat mbuloheshin nga rrobat. Por shqiptarët përfshiheshin në rrahje kudo. Ishin shumë, shumë të dhunshëm. Gjithmonë e kujtoj llojin e hakmarrjes së shqiptarëve që i bënte siçilianët të dukeshin si Instituti i Grave.

 Plakici, jailed for 23 years, was pictured posing with bundles of cash
Plakici, u dënua me 23 vjet burg

Për shkak të dhunës ata nisën të merrnin edhe më shumë territor në lagjet e Londrës duke dalë deri në zonën e qendrës. Shumë shpejt u bënë pjesë sinjifikative e botës sonë, të dhunshëm dhe amatorë, por më pas mjaft profesionalë kur panë se sa shumë para mund të fitonin. “Tregu i seksit” në Londër është shumë i madh dhe frika jonë ishte se shumë shpejt ata do të përhapeshin edhe në lloje të tjera kriminaliteti siç është ai i narkotikëve” – rrëfen Holmes.

Në nëntor statistikat e nxjerra nga Agjencia Kombëtare e Kriminalitetit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për 35% të rritjes së trafikimit të qenieve njerëzore, më së shumti prostitucionit. Shqiptarëve nga Shqipëria më së shumti u është refuzuar azili, por ata që njihen si pjesë e bandave kriminale kanë vijuar të qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme, citon lapsi.al. Shumica e tyre janë nga ata që erdhën në fund të viteve ’90 dhe fillimin e 2000-ës. Në 1999 aplikantët nga ish-Jugosllavia (Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi) përbënin pjesën më të madhe prej 17% e 91200 të aplikimeve dhe në vitin 2000 ata zinin 8% të 98900 të aplikimeve.

Tony Smith, ish-drejtor i përgjithshëm i Forcave Britanike të Kufirit shpjegon si zyrtarët e emigracionit besonin se shqiptarët ishin kosovarë në një shkallë të madhe.

“Ishin numra rekord për kohën. Shumica e tyre ishin kosovarë, ose të paktën kështu thoshin. Zyrat e emigrimit në Dover ishin të mbytura nga aplikimet e shqiptarëve që vinin me tragete dhe jetonin në kampe. Nuk kishim as kohë dhe as kompjuterë që të kalonim të gjithë në proces. Ishte ndoshta çështja më e madhe ndërrimit të shtetësisë që kishim parë ndonjëherë, por mesa duket ky ishte vetëm fillimi. Është vërtet shumë e vështirë që të zbërthesh këtë histori që me siguri hodhi rrënjë këtu.”

Kriminelët e dhunshëm e nxorën në pah reputacionin e tyre si veteranë të luftërave të Ballkanit dhe shumë shpejt e kaluan vëmendjen nga trafiku i njerëzve te armët dhe droga. Në Europë ata u bënë aleatë me bandat turke dhe italiane fillimisht si përforcime, vrasës dhe trafikantë të heroinës së Afganistanit, citon lapsi.al. Më pas ata nisën të trafikonin kanabisin të cilin madje e kanë kultivuar edhe në serra në Britani duke përdorur punëtorë si skllevër.

Burime policore thanë se si në fillim të viteve 2000 në Londër ata luftuan kundër xhamajkanëve dhe bandave kineze për të kontrolluar tregun e paligjshëm. Tashmë kanë mundur të zotërojnë një treg të madh të trafikut të kokainës që arrin deri në 5 milionë paund në vit. Ata organizojnë një rrjet të madh të trafikantëve të drogës në rrugë ndërsa kontrollojnë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe Europa e Veriut.

 Albanian gangs have taken control of some of the popular cocaine routes into the UK
Rrugët e futjes së kokainës në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat shqiptare përbëjnë një “kërcënim serioz” dhe ata janë të shpejtë në përdorimin “e dhunës, në mënyrë të veçantë në trafikun e drogës”.
Dhjetëra shqiptarë, lordë të trafikut të drogës janë arrestuar dhe burgosur në Britani në vitet e fundit.

Tashmë ata zënë vendin e dytë të të huajve në burgjet britanike. Numërohen 760 shqiptarë të burgosur nga të cilët 433 janë të dënuar për trafik droge. Kujtojmë se numrin më të madh të të huajve e kanë polakët me 787 të dënuar, por shqiptarë janë vetëm disa mijëra në Britani ndërsa polakët mbi 1 milion.

 Klodjan Copja, then 30, was jailed in 2017 for 17 years as the boss of a £60million cocaine supply ring in west London
Klodjan Copja, 30 vjeç. U burgos në 2017 dënuar me 17 vjet burg si bos i një sasie kokaine prej 60 milion £ të kapur në Londër

Një prej këtyre bandave të trafikut të drogës në rrugët e Londrës është “Hellbanianz” që nuk druhet të postojë foto të shumta në rrjetet sociale me drogë dhe makina luksoze. Burime policore thanë se shqiptarët përbëjnë një krah të lirë, të freskët dhe të gatshëm për grupet kriminale. Të njohur si “Mafia shqiptare” janë grupe tmerrësisht besnikë të cilët punojnë në bazë të një kodi tradicional të quajtur “Besa” dhe për të mbajtur premtimet kanë “Kanunin” një kod antik të gjakut.

 Police sources say the Hellbanianz are also behind increasing gang violence
Anëtarë të grupit “Hellbanianz”

Rruga e tyre e përgjakshme në Europë ka bërë që kokaina e shqiptarëve të jetë më pastra, por edhe më lira. ata janë bërë partnerë në trafikun e kokainës edhe me mafiozët italianë të “Ndrangheta” dhe furnizuesit nga Amerika Latine.

Dr. Jana Arsovska nga “John Jay College” në New York, një njohëse e mirë e kriminalitetit shqiptar thotë se “shqiptarët ndoqën rrugët që kishin ndjekur italianët në fillimet e tyre. Në të kaluarën shqiptarët do të punonin për italianët si transportues apo vrasës me pagesë, por më pas e morën vetë biznesin në dorë.

 Hellbanianz member Tristen Asllani, 29, is serving 25 years behind bars after being caught with 21kg of cocaine, a Skorpion machine pistol and a further £6m of drugs
Anëtar i “Hellbanianz”, Tristen Asllani, 29 vjeç dënuar me 25 vjet burg pas kapjes me 21 kg kokainë, një automatik “Skorpion”, pistoletë

Më pas ata kishin mjaftueshëm para për të blerë drogë duke bërë Pazar me turqit në mënyrë që të merrnin heroinë nga Afganistani dhe për ta futur në Shqipëri. Në 5 apo 6 vitet e ardhshme ata kaluan te kokaina duke lidhur kontrata me furnizues nga Amerika Latine, citon lapsi.al. Në këtë mënyrë ata arritën të ulnin çmimin e kokainës në 5500 paund për kg ndërsa të tjerët e fusnin me katërfishin e këtij çmimi në Europë.

Shqiptarët lokalizuan ndërkohë anëtarët e tyre në portet më të mëdha në Europë siç janë Rotterdam dhe Antwerp ku korruptuan zyrtarë për të kontrolluara trafikun e kokainës. Britania e Madhe mbetet një nga tregjet më të mëdha të trafikut të drogës dhe këto dy porte janë ato që fusin sasinë më të madhe të mallrave në vend që llogaritet në 16 milion ton në vit.

 Ilir Vakaj, Leonard Aga and Ilirjan Hasanaj were jailed in September for their part of a cocaine dealing ring trafficking at least 120kg of drug into Brighton
Ilir Vakaj, Leonard Aga dhe Ilirjan Hasanaj burgosur në shtator për trafikimin e 120 kg drogë në Brighton

Anijet me kokainë nga Amerika e Jugut ndalojnë fillimisht në portet e Belgjikës dhe Holandës ku janë të fokusuara në aktivitetin e tyre edhe grupet kriminale shqiptare. Kokaina fshihet në mallra të ndryshëm dhe mbërrin në portet britanike të Harwich, Folkestone dhe Immingham duke korruptuar edhe këtu zyrtarë të portit dhe punëtorë.

Tony Saggers, ish-shef i njësisë antidrogë në NCA shkroi në janar se si mungesa e një marrëveshjeje për Brexit mund të zbulonte 1 miliard paund të fshehura, citon lapsi.al. Duke qenë se Britania është një nga konsumuesit më të mëdhenj të bananeve në Europë me 20% të atyre që vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore është shfrytëzuar për të futur kokainë në kontejnerë.

Në Antwerp, autoritetet thonë se kanë 10-fishuar sekuestrimet e kokainës në 2017-ën me 40 tonë të kapur në krahasim me 2013-ën. Droga është fshehur në banane dhe ananas. Saggers shkruan se mundësia më e madhe e kësaj droge kontrollohet nga grupime kriminale nga Ballkani Perëndimor me synim kalimin në Britaninë e Madhe.

 Albert Memia, nickname Diti, was jailed for 12 years for his part in an Albanian-Kosovan gang which imported £1.2m of cocaine into Scotland
Albert Memia, me nofkën “Diti”, burgosur për 12 vjet për trafik kokaine në Skoci

“The Sun” ka mësuar se një bandë shqiptare ka aktivitet me bazë në Kingston, në jugperëndim të Londrës. Një burim i afërt me këtë bandë tha se ajo drejtohet nga një 33-vjeçar shqiptar që del në foto në plazh me një cigare në gojë. Zyrtarë të emigracionit thanë se shqiptarët janë duke përdorur pasaporta bullgare dhe rumune për tu futur në Britani.

 Arben Dumani, from Kosovo, Memia, and Gjeorgj Pjetri were all jailed in Glasgow for "high level" cocaine supply
Arben Dumani nga Kosova, Memia, and Gjeorgj Pjetri burgosur në Glasgow për trafik kokaine

Një prej tyre është me qendër në Manchester dhe drejtohet nga Mevlan Gjeta i cili dyshohet se ka mundur të trafikojë në Britani sasi të mëdha kokaine. Në atë kohë 33-vjeç ai është dënuar me 8 vite burg në 2016-ën së bashku me 19 anëtarë të tjerë të grupit të cilët ishin të gjithë të armatosur. Një polic i infiltruar arriti të blinte drogë te ta dhe të ekspozonte bandën.

 Gjeta was at the top of a 19-strong street dealing gang in Manchester which also had possession of firerarms
Mevlan Gjeta kapo i një bande në Manchester

Një burim në polici tha se: “Janë të shumtë trafikantët në atë zonë. Janë grupe shumë të organizuara. Kanë organizim të mbyllur që diku shkëputet. Pyetja është nëse shqiptarët po e shtyjnë veten qëllimisht në këtë rrugë për të fituar më shumë para duke rritur çmimin e tregut? Është e rrezikshme nëse kjo po ndodh. ©Marrë nga “The Sun”, përgatiti LAPSI.al

 Erald Mema, 33, was jailed for 25 years in October as the head of a gang selling high-purity cocaine. He was caught with £560,000 in cash and 10kg of cocaine
Erald Mema, 33 vjeç, dënuar me 25 vjet burg në tetor për trafik droge
 Cops seized cash from five gang members who were jailed for a total of 100 years
Para cash kapur ndaj 5 shqiptarëve të denuar me 100 vjet burg në total
 Thames Valley Police said the £560,000 was their largest ever cash seizure

 

4 Comments

  1. Deshen Europen,mbajini Tani ,ata Jane pjelle e shoqerise,aq me teper ata jane prodhues te industrise se dembeleve.Derisa shteti eshte i korruptuar ata jane ne rregulloje.

  2. Si shqiptare qe jemi t’i kushtojme rendesi nje fakti,se po nuk i kushtuam ne kush do i kushtoje. Kjo qe ka bere kete shkrim dhe shkrime te ngjashme quhet Jana ArsoVSKA. Ju duket si angleze? Mua me duket si Sllave,Sllave e Maqedonise (Ohrit) pra ne shpirt i buron antishqiptarizmi. Gjithsesi per fat te keq ,edhe pse kjo i ka ekzagjeruar dhe i sjell sa here ti jepet mundesia keto shkrime, eshte e vertete qe mafia jone na nxorri namin kudo ne bote. Duhet ta shkulim me rrenje,te pakten aty ku mundemi ,ne Shqiperi. Por ne anen tjeter mos ti bejme buje shkrimeve te nje maqedonase te cilen nuk e shqeteson krimi por shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu