• |
ide | kryesore

Zbulimi i bujshëm i The Sun: “‘Sex party’ me modele e lojtarë të Premier në një hotel luksoz”

-Instant, Sport
Premier



Si gjithmonë, britanikja The Sun është shumë e vëmendshme ndaj gjithçkaje që sillet rreth skandaleve dhe thashethemeve. Lajmi i fundit i bujshëm i tabloidit të njohur flet për një festë të nxehtë, të cilësuar si “sex party”. Festa është zhvilluar majin e kaluar në një hotel luksoz në Londër. Të pranishëm ishin shumë e shumë femra dhe shumë futbollistë të Premier League.

‘SEX PARTY’ I FUTBOLLISTËVE TË PREMIER

Festa është organizuar për ditëlindjen e tij nga një lojtar i Premier League në Angli. Vajzat e pranishme ishin të detyruara të linin telefonat e tyre në hyrje dhe të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti të blinduar: “Një futbollist i Premier League organizoi një ‘sex party’ të fshehtë – shkruan The Sun -. Modelet ishin të detyruara të nënshkruanin marrëveshje ligjore për fshehtësi. Një vajzë, e cila u urdhërua të dorëzonte telefonin e saj celular në një hotel me pesë yje në Londër, tregoi se ‘Ishte e çmendur, e egër'”.

Në një video të publikuar nga i njëjti tabloid, vajzave u shpjegohej se si të lëvizin sapo të arrinin në hotel: “Pra, vajza dhe djem, është shumë e lehtë”, shpjegonte një burrë. “Kjo është pjesa e pasme e hotelit. Këtu mund të arrijmë, të parkojmë dhe shoferi mund të na lëshojë. Këtu do të bëhen kontrollet e sigurisë. Kjo është hyrja për vajzat dhe për të gjithë. Siguria do të bëjë kontrollin e pranimin dhe këtu do të nënshkruajmë NDA-në (marrëveshjet e moszbulimit) dhe do t’i lëmë telefonat. Prej këtu do shkojmë në festë dhe te dhomat”.

DHOMA PREJ 1000 PAUND NATA

Për të gjithë të ftuarit ishin rezervuar disa suita që kushtonin mbi 1000 £ nata. Vajzat do të kishin makina me shofer, ushqim falas, alkool dhe dhoma për të kaluar natën. Një vajzë në festë tha: “Ishte aq plot me modele që vinin e shkonin, saqë na u desh të prisnim në zonën e garazhit derisa të tjerat të dilnin nga dhomat e tyre. Ishte e egër. Organizatorët i kërkuan vajzave të ngjiteshin në ashensorë, njëra pas tjetra. Kishte disa lojtarë të Premier League në dhoma me vajzat, dhe disa ishin në shtrat së bashku, të gjithë duke u dehur”.

Lexo më tej: Shifrat e çmendura të Premier League, fotografohen fletëpagesat e Sterling e Iwobi: i kishin lënë në makinë

“Dëgjova se një grua e re që punonte në hotel u përfshi në një situatë të nxehtë me një lojtar dhe u fut në telashe me shefat e saj. Na duhej të nënshkruanim marrëveshje konfidencialiteti dhe të dorëzonim telefonat tanë. Na thanë se ata nuk donin të filmohej asgjë dhe t’i postonim në rrjetet sociale. Vetëm lojtarët u lejuan të mbanin telefonat e tyre. Asnjëra prej nesh nuk e dinte vendndodhjen e festës derisa na dërguan një video atë ditë. Ne u betuam për fshehtësi. Pas mbërritjes në hotel u kontrolluam sikur po kalonim përmes sigurisë së aeroportit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *