• |
ide | kryesore

Shifrat e çmendura të Premier League, fotografohen fletëpagesat e Sterling e Iwobi: i kishin lënë në makinë

-Instant, Sport
IWOBI



Në një botë me diferenca të mëdha, ka krijuar gjithnjë interes, jo pa njëfarë zilie, pagesat që përfitojnë futbollistët. Jo vetëm mes njerëzve të zakonshëm në raport me kampionët e topit, por edhe vetë lojtarëve ndaj kolegëve në kampionate elitare. Për të krijuar një ide më të saktë, ndryshe nga shifrat që thuhen në lajme, ka shërbyer rasti në fjalë. Janë fotografuar fletëpagesat e dy futbollistëve të Premier Ligës, të cilët i kishin lënë në makinë. Raheem Sterling, në atë kohë te City, dekonspiroi pagën e tij në vitin 2018, ndërsa Iwobi, që luante për Arsenal, një vit më vonë, në të njëjtën mënyrë.

FLETËPAGESA E ZBULUAR

Gjithmonë e kemi pyetur veten se si duhet të duket paga e një futbollisti. Të shohësh numrat me gjithë ato shifra, të zbulosh sa janë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme. Me pak fjalë, gjëra për FIFA ose Football Manager.

Por ja që tashmë na u dha kjo mundësi. Në fakt, Sterling dhe Iwobi i kishin lënë çeqet e pagave në një vend të pasigurt. E dikush, duke e vërejtur këtë, vendosi të bënte disa foto për të na ndihmuar të kuptojmë se sa janë të ardhurat e një futbollisti të Premier League.

FLETËPAGESA E STERLING

Në vitin 2019, mekaniku gjeti fletëpagesën e Raheem Sterling kur ai ishte ende lojtar i Manchester City. Ai i bëri një foto të cilën më pas e publikoi në rrjetet sociale.

Nga imazhi mund të shihni shifrat marramendëse. Paga neto është 1,160,634 paund, afërsisht 800,000 në pagë neto. E pjesa tjetër në bonuse dhe shpërblime për besnikërinë. Ajo që bie në sy është edhe shuma e taksuar, rreth 5.5 milionë paund.

FLETËPAGESA E IWOBI

Iwobi pësoi të njëjtin truk në vitin 2019, kur ishte ende sulmues i Arsenal (tani është te Fulham). Në atë kohë ai ishte 23 vjeç dhe paga mujore që merrte nga Gunners ishte 184 mijë euro neto. Për më tepër, në atë rast, u zbuluan edhe shpërblimet e tij për atë muaj, të marra për objektivat e arritura (p.sh. fitore në kampionat dhe kupë kombëtare), në shumën prej 33,250 euro.

Shifra marramendëse, sidomos në rastin e Sterling, por mbi të gjitha dokumente shumë interesante për të kuptuar dallimin në prespektivë mes botës normale dhe asaj të futbollistëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *