• |
ide | kryesore

Video/ Roma e Ranierit fiton të parën, por ka polemika për golin e anullur të Krunic

Sport, Video



Në ditën e Claudio Ranieri, një Romë aspak brilante gjen atë për të cilën kishte nevojë: një fitore për të rinisur ndjekjen e zonës Champions. Tre pikë të rëndësishme të debutimin e teknikut, por polemika në fund, në një ndeshje ku verdhkuqtë i shënuar të gjithë golat vetë. Ndodhi gjithcka në pjesën e parë, ku Roma e zhbllokoi rezultatin në minutën e 9 me një goditje spaktakolare të El Shaaraëy, por avantazhi zgjati vetëm tre minuta: gabim i Juan Jesus, që me kokë e dërgon topin në portën e tij. Roma rigjeti avantazhin në të 33’ në goditjen me kokë të Schick.

Pavarësisht mungesës së lojë, Ranieri duhet të ngushëllohet me rezultatin, por jo me dëmtimin e Zaniolos, që me rifllimin e lojës u detyruar të dalë nga fusha për një problem në pulpë, i zëvendësuar nga Perotti. Rreziqet më të mëdha i krijon Empoli: Krunic ka një mundësi por godet keq, Dell’Orco me kokë e dërgon topin ngjitur me shtyllën. 10 minutat e fundit në inferioritet ishin më të vështirat për Romën, që ka rezerva për kartonin e dytë të verdhë tepër të dyshimtë për Florenzin. E në të 90 Krunic barazoi rezultatin, por gjatë aksionit topi preku krahun e Oberlin: gol i anulluar pas konsultës me Var dhe pakënaqësisë së Empolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *