• |
ide | kryesore

Një fitore e vogël e “njerëzve të dhunshëm”

1, Arkiva, Ide

Anëtarëve e pesë familjeve që u përleshën me policinë tek gjimnazi Petro Nini nuk i’u kishte mbetur asnjë mjet tjetër përpos dhunës. Ata i patën provuar të gjitha, gjykatat, lutjet në polici, përgjërimet në bashki që të mos joshte me leje ndërtimi profile banditësh që duan të rrëmbejnë pronat e tjetër kujt, por më kot.

Në mbrëmje ktheheshin në shtëpitë e tyre, të mposhtur, të pashpresë, me dinjitet të nëpërkëmbur dhe pa mundur t’i shikojnë në sy fëmijët, të cilëve pas pak kohësh, nuk do ishin në gjendje t’i siguronin një strehë.

Kjo zgjati deri ditën që dy rrugaçë përmbarimi shkuan ti hidhnin në tokë me shkelma derën e godinës së tyre.

Aty ata zgjodhën të përdornin të vetmen armë që kishin. Të bllokonin rrugën kryesore. Të shtriheshin përmes saj me trupat e tyre. Të përlesheshin dhëmbë për dhëmbë me policinë. Të qenë të gatshëm për t’i veënë zjarrin të tërës.

Për çdo legjitimist që endet salloneve dhe ekraneve të Tiranës ata ishin thjeshtë ca vandalë, zaptues apo qoftë edhe huliganë.

Sepse një vendim gjykate nuk duhet kundërshtuar duke i bllokuar rrugën kalimtarëve të tjerë. Sepse policia që e ka për detyrë të zbatojë kërkesat e përmbarimit, nuk duhet cënuar fizikisht. Sepse zjarri dhe flaka nuk janë mjete për zgjidhjen e problemeve. Sepse në këtë vend musimanësh, na kanë mëkuar me një mendësi kristiane, që kur n’a godasin në njërën faqe, duhet të jemi të gatshëm të kthejmë tjetrën.

Ata e injoruan këtë mësim. Të lënë në mëshirë të fatit ata u mbështetën tek arma e fundit që u kishte mbetur në dorë: Të ishin të dhunshëm.

Por për çudinë e shumëkujt, kjo i nxori në dritë. Fillimisht, si pasojë e akteve dhe vetmohimit të tyre, para shtëpisë që mbronin, u mblodhën të gjitha mediat. Pamjet rrënqethëse të grave me barë dhe fëmijëve që tërhiqeshin zvarë nga policia pushtuan gjithë ekranet. Ato u bënë virale në rrjetet sociale, që vërshuan me një lumë akuzash ndaj këtij sistemi të padrejtë, ku gjykatat, përmbaruesit, bashkia dhe policia renditen gjithmonë me të fortin dhe të pasurin. Ato po krijonin një ortek kundër kësaj qeverisjeje që pretendon se është aleate me qytetarin.

Dhe në saj të dhunës (të tillë e quajnë legjitimistët e Tiranës vullnetin për të mbrojtur me çdo mjet një të drejtë) ata fituan. Fituan, se me aktet e tyre tërhoqën vëmendjen ndaj një padrejtësie, fituan, se me gadishmërinë për vetësakrifikim, bënë të mundur që publiku të njihej me persekutimin që po u bëhej, fituan, se duke qenë qenë të bindur se do të shkelnin edhe ligjin, po mbronin në fakt një kauzë legjitime.

Nëse do të ishin sjellë si qytetarë të urtë dhe korrektë, sot nuk do të kishin pasur fare shtëpi.

Policia nuk do të ishte tërhequr duke i hapur rrugë ultimatumit për shembjen e godinës.

Po të kishin heshtur, kryeministi i vendit nuk do të justifikohej publikisht duke thënë se qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave. Po të ishin sjellë qetë kryebashkiku nuk do ti ofronte aty për aty banesa sociale, duke pohuar se nuk kishte dhënë leje ndëetimi. Po të kishin ndjekur ‘ligjin” dhe ‘rregullat” ministri i brendëshëm nuk do të kishte dënuar personalisht veprimet aspak dinjitoze të policisë.

Ky është mësimi, që ata 20 banorë i dhanë krejt shoqërisë.

Herë duke u barrikaduar në mënyrë qesharake pas portës së tyre, ndërkohë që përballë kishin një lukuni me policë, herë duke lëshuar klithma epike, që më parë s’pati dënjuar ti dëgjonte askush, herë duke hedhur mizorisht në betejë edhe fëmijët dhe gratë shtatzanë, ata dëshmuan se pa dinjitetin për të reaguar dhe pa zemërimin për t’u revoltuar, në sistemin që kemi ngritur, nuk zgjidh dot asgjë.

Ata zgjodhën rrugën e “dhunës’ dhe i bënë mirë vetes së tyre. Por njëkohësisht na bënë mirë edhe ne, të gjithëve, që në vend të një kulle të re në Tiranë, fituam 20 qytetarë të denjë për këtë emër.

©Lapsi.al

Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat112244wBlerta-Dervishi-policia-ShqiponjatBlerta-Dervishi-policia-Shqiponjat1Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat11Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat112Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat1122Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat11224Blerta-Dervishi-policia-Shqiponjat112244

19 Comments

  1. Po sikur ato te jen zaptus te prones tende Bushat? Do ishte i vlefshem ky shkrim. Do thoje qe policia ishte e pa afte per te zaptuar vendimet e gjykatave.
    Je tamam Kazan si thot gjatoshi:)

    1. Per legenat e pashpirt rilindas. Ata i kane blere ato banesa nga enti i banesave ne 1953 pra nga shteti. Shteti le ti kompesoje pronaret meqe u vodhi perdhunisht token. Por ata jane te ligjshem dhe ne te drejte. Per rilindasit (te gjithe te lindur 500 vjet me pare ne Tirone) ligji dhe drejta eshte Psikorama.

  2. vertete mund te kete vendim gjykate, por policia, drejtuesi i saj paska marre ca mijra euro te mira nga ndertuesi per te ekzekutuar vendimin. ku te vjen gjithe ajo polici per nje vendim gjykate pa ia mbushur xhepin mire, po mire. ka me mijra vendime gjykate te tilla qe policia as nuk e vret mendjen ti ekzekutoje. por po iu dhe para me shumice nen dore si ne rastin konkret gjenden policet me qindra.

  3. Ju ini me kafshe se kafshet kur beni krahasime te tilla o idiote komentues .Kush eshte ai njeri qe e ka ndertuar nje strehe per te jetuar me familjen dhe nje dite te vine gllaburuesit ne ”emer te ligjit”te nxjerrin nga shtepia me dhune per te ja dhene kete prone -te pangopurve-ozurpueseve,Kur ju shprehi qe edhe kafsha e mbron strofullen e saj .Por nuk kini faj se ju ini nga ato kafshe -parazite-qe jetoni dhe rroni duke zaptuar pronat e te tjereve .

    1. Nuk ke kuptuar asgje nga ajo qe kam thene. Nqs do ngrihemi vetem per te mbrojt pronat tona dhe do bejme policin per shkaterrimin e pronave te astirit, do mbetemi dhe per 30 vjet” qytetare” krenare te republikes ramiane. Krahasimi me kafshen nuk ishte pezhorativ. Eshte legjitime, por thjeshte nuk eshte qytetari te reagosh me instinkt mbijetese.

  4. idet revoluzioniste te bushatit vashdojne te gjejn argumente..ky krahason mbrojtjen e te drejtave bazike per te mbijetuar qofte dhe ne kundershti me ligjin ,me dhunen qe duhet perdorur per te permbys ca te shkalluar e ti zvendesosh me ca te marr,te zevendeshosh ate qe ben pazare me krimin me koken e krimit vet..dhe kjo dhuna besoj do i frymezoj te gjithe tani te ikin te marin shpi te lali eri e kur te mbarojn ato do ndertohen te tjera…vetem ke ngaterruar nje detaj te vogel..ata 20 familjar nuk ushtruan dhune kundrejt askujt..u vetsakrifikuan e protestuan..ushtruan dhune kundrejt vetes se tyre per te treguar deri ku jane te dedikuar per te shkuar..nuk plagosen police,as permbarimsa,as qytetar..nuk vajten ti vinin zjarrin shtepise se gjykatses qe ka vene firmen,e as i futen plumbin rivalit te tyre..te ngaterrosh dhunen me protesten tregon hajde mere vesh..familjaret u vetflijuan e ben per vete nje lagje te tere..tamam si luli sala e monika qe veyflijuan mandatet per te ardhmen e vendit…ti po qe je progresist..kur i dhe dhe arsye 97 e the na permirsoi gjendjen e na coi te ec perpara cte te themi ty o bushat..po gjithsesi respektohen idet e ndryshme,po ma shpif qe predikon dhunen

  5. Andi merru me vendimin e gjykates. Eshte i drejte apo jo? Pastsaj bej perfubdime. Mos e merrme yrysh qe ne fillim se behesh i pabesueshem.

  6. Andi, arsyetimi qendron por kujdes me konceptet. Ben ngaterrese mes legjitimitetit dhe ligjshmerise. Qendresa e tyre e dhunshme edhe pse jo e ligjshme ishte legjitime.

  7. Editorial nga Zoti Bushati pa servilizma urime per punen zoti Bushati vetem te verteten duhet te thone gazetaret ky esht misioni juaj.

  8. Per ceshtjen ne fjale ka fol gjykata. Po Bushati nuk (do qe ta) njef gjykate.
    Bushati thote qe dhuna keta i nxorri ne drite – nentekst i qarte per talibanet e astirit dhe talibaneve te tjere qe mblidhen te shqupi.

    Bushati pinjoll i perkedhelur i bllokut, eshte arsimuar per italisht, po kjo se pengon ate te shkruaje pacavure si kjo me siper dhe ta quaje veten veten analist, politolog, publicist, gazetar.

  9. Bushatit si ka dale njehere gjak prej hundesh, pranej e ka qejf sherin. nga larg kuptohet.
    Sa here qe njerezit zihen me policine bushati prishet nbreke. te shtunen vu…. hardhucka ka per te hudh.

  10. Bravo Bushat!
    Jam kurioz te di keto qe justifikojne shembjen se me gjase keto na qenkan ” zaptues” a e kuptojne se ata , nese kane zaptuar, kjo ka ndodhur dhe pasoje qe shteti nuk ka bere te tijin. Pastaj keta komentues mos jane banore te pallatave te kohes se Enverit, pallate te cilet Enveri i ndertoi duke i zbuar, internuar apo vrare pronaret e tokes. Apo… Kush kenaqet me kete shemti horrash(gjykates, permbarim, ndertues) Zoti ja sjellte ne [email protected]

  11. E ka kapur veshin mbrapsht. Ne vend qe te merret me gjykaten dhe sa i drejte eshte vendimi i saj hidhet tinezisht ne rrjedha te tjera. Dobet.

  12. Bushati është kujtuar në shkrimin e tij që ta vërë në thojza fjalën dhunë të banorëve, vetëm në fund të shkrimit.
    Pasi e ka përsëritur me dhjetra herë fjalën “dhunë”, pohon se kështu e kanë quajtur ate “legjitimët”, pra përmbaruesit e policia e shtetit, ministri i mbrendshëm e kryeministri.
    ” Legjitimët” deri tek kryeministri, fshihen pas “vendimeve të gjykatave”.
    Mirë do të ishte që Bushati të ndalej pikërisht tek këto “vendime gjykatash”
    Edi Rama i bie gjoksit pikërisht se po ju jep “dërmën” gjykatave të korruptuara shqiptare.
    I famëshmi Veting, e ka katandisur Shqipërinë që prej gati një viti, që të mos ketë më as gjykata e as prokurori, pasi si Rama, ashtu edhe mbështetësi i Vetingut , ambasadori Lu, patën deklaruar se drejtësia shqiptare është më e korruptuara nga të gjitha institucionet.
    Por kur e pranon se gjykatat kanë qenë të korruptuara, përse Rama ju del për zot vendimeve korruptive të këtyre gjykatave, për të justifikuar veprimet e dhunëshme të policisë ndaj viktimave të gjykatave ?
    Nga faktet që dëgjova nga banorët e avokatët e tyre, dilte kjartazi se gjykatat kanë dhënë për këta banore vendime të paligjëshme.
    A nuk do të ishte më mirë që pikërisht gjykatësit që kanë bërë këto shkelje të ligjeve, të viheshin nën shqyrtimin e një komisioni special vetingu, sesa të zhvillohej farsa e gjuetisë së shtrigave ndaj juristëve se pse dikush ka blerë apo ka shitur një apartament apo një makinë ?
    A nuk do të ishte më e dobishme që komisionet e vetingut të mos niseshin nga mendimi i sorrosianit Lu, se kush mban në dorë një orë të shtrejtë është patjetër i korruptuar, por këto komisione në mënyre periodike në një kohë të pakufizuar, të rishqyrtonin dosjet e gjyqeve me vendime të dyshimta ?
    Ka shpërthyer kohët e fundit nje fenomen paradoksal me problemin e drejtësisë.
    Nën trysninë e qeverisë Rama, drejtësia në vend që të meret me të denoncuarit për krime, po meret me denoncuesit.
    Pra kemi një rikthim në ligjin kriminal diktatorial 55 të ndëshkimit për “agjitacion e propogandë” kundër partisë. e qeverisë së kësaj partie.
    Ata qeveritarë e politikanë që akuzohen si të dyshuar se kanë lidhje me botën e krimit, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, e që me paratë e fëlliqura të drogës blenë votat në Dibër e në zgjedhjet e 2017-ës, e që në fakt jo vetëm ja kanë prishur por ja kanë menderosur imazhin e Shqipërisë, ankohen e akuzojnë denoncuesit (opozitën) se qenkan këta që ja prishin imazhin Shqipërisë.

  13. Gezuar Bushat! Qytetaret i kerkuan falje pronarit aka qeverise, sipas teje. Ne qofte se eshte kjo paralelja jote konceptuale per betejen e opozites zoti na ruajt.
    Kur do vij ai moment , qe njerezit te hidhen ne shesh ne 16 mars,apo kurdo qe principi e therret edhe me rrezikun qe ti merret shtepia? Ajo do te jete dita e Shqiperise. Te gjithe vendet e lira e kane pas nje dite te tille. Frymezo per kete nese mundesh .

  14. Bravo qytetareve qe mbrojten me vetemohim pronen e tyre. Ata jane pronare te shtepise se tyre sic jemi te gjithe pronare te apartamenteve qe u privatizuan ne 1992. Po duhej klithma e femijeve, gruas shtatezane apo burrit te semure qe te shikonim ne ekrane qe te mund te behej dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu