• |
ide | kryesore

Shqiptarët aplikojnë masivisht për azil në vendet europiane, Eurostat publikon shifrat

Lajme, Të fundit



19 mijë shqiptarë gjatë vitit 2018 kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat që i rendit shqiptarët në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë dhe Venezuelës. Në vend të parë  është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.

Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n. Në total, sipas Eurostat, gjatë vitit që lamë pas janë 580 800 shtetas që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e BE, duke e zbritur këtë numër me 11% krahasuar me vitin 2017.



4 Comments

  1. per sinteze te asaj qe shkruanit ne 2015 qe jetesa eshte perkeqesuar ndaj ikin shqiptaret ne azil, sot i bie qe jetesa te jete permisuar e ndjeshem madje perderisa nga vendi i trete jemi ne vend te nente

    1. i pa emer e me mut ne tru.kush te ik pleqet,plakatetj. nga qershori 2013 deri ne dhjetor 2013 iken 11 mi vet krahasuar me 165 qe ishin janar qershor,ne 2014 47 mi,2015 e pe vet, qe i bie ram qelbesira zbrazi shqiperin.ngelen vetem pleq e plaka enveri,femijet dhe femrat.

  2. Po , keta aplikpojne qe te ikin edhe kane ikur e do ikin. Por kush i detyroi, nga se po ikin? Po ti kthehemi politikes mashtruese te qeverise, , ai qe nuk e din situaten thote qe ketu eshte mbrekulli, ketu jetojme mire, ketu lulezon zhvillimi,,,,,keto si propagande mashtruese qe shume nga sera e qeverise servir. Realiteti, eshte se sa vende pune jane hapur, sa paguhen punetoret, sa marrin pensioniste, sa jane cmimet ne treg, por me e keqia eshte se sa u jane rritur taksat njerezve ,. Shtrengesa, e mjerimi pra po detyron nje pjese te re e te rinj ta braktisin vendin, vetem ,, e vetem se asnje kusht per mire qenije jete ketu nuk egziston. Andaj keta njerez para mashtrimit zgjedhin emigrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *