• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea skuadra me plusvalencën më të madhe në Europa League: në çerekfinale edhe Napoli e Valencia

Sport, Video



Nuk ka surpriza në ndeshjet e para të kthimit të Europa League, që kanë katapultuar në çerekfinale pretendentët: Chelsea, Napoli e Valencia. Londinezët janë skuadra që kanë plusvalencën më të madhe jo vetëm të raundit të 1/8 të finaleve, me 8-0 ndaj Dinamo Kiev në rezultatin e përgjithshëm, por edhe në total të kësaj fushate të Europa League.

Skuadra e Maurizio Sarri, e fortë në 3 golat e ndeshjes së parë, nuk e ka ulur ritmin në kthim, e tërhequr nga një Oliver Giroud spektakolar, autor i tre golave në Kiev, në suksesin 0-5 të Blues. Linjat e dyta, të preferuara nga tekniku italian, nuk ia kishin zbehur forcën Chelsea, që ‘ekzekutoi’ me francezin që në pjesën e parë cdo shpresë të ukrainasve. Giroud shënoi në minutat 5’, 33’ dhe 59’, ndërsa dy golat tjerë i shënuan Marcos Alonso 45’ dhe Callum Hudson-Odoi 48’.

Në çerekfinale shkon edhe Napoli, ish-skuadra e Sarrit, që duhet thënë është frikësuar shumë e ka siguruar edhe Napoli, pavarësisht humbjes 3-1 në takimin e dytë. Rezultati 3-0 i ndeshjes së parë në San Paolo i ka dhënë sigurinë e madhe Ancelotti e të tjerëve. Avantazhi i Milik në minutën e 14 e ka bërë të qetë Napolin, që ka lejuar rikthimin e austriakëve me Dabur në të 25, Gulbrandsen në të 65 dhe Leitgeb në minutat shtesë, që nuk e penguan gjithësesi formacionin italian të kualifikohet në cerekfinale.

Ka shpëtuar mirë nga eleminimi Valencia. Fituese 2-1 në Spanjë, Valencia është befasuar 10 minuta nga fundi nga Krasnodra që ka shënuar golin, që do të kishte qenë i kualifikimit në minutën e 80 me Suleymanov. Por kur nuk kishte më shpresa spanjollët prekën cerekfinalen me golin in-extremie të Guedes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *