• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeun e mundin të gjithë, por jo Kukësi: Dita asist-titull Partizanit

F1, Sport, Video

Tetë humbje në dhjetë ndeshjet e fundit e kishin zhvleftësuar fare Skënderbeun në sytë e kampionatit, por të vetmit që nuk mund ta thonë këtë janë rivalët e Partizanit për titull, Teuta e Kukësit. Barazimi 2-2 në Niko Dovana duhet ta kishte paralajmëruar Kukësin, por sic duket ishte e pashmangshme që Partizani të merrte një tjetër asist titull, këtë herë nga goli i shpejtë i Bruno Ditës në minutën e 4.

Në Korcë u duk si një skenë filmi i parë, kur brenda fushës drejtësinë e vendosi Enea Jorgji, për herë të parë arbitër në sfidat mes këtyre dy skuadrave, që nga katrahura e dy viteve më parë, kur praktikisht i dorëzoi titullin Bluve. Por këtë herë Jorgji kishte vendosur të mos bëhej protagonist, aq sa edhe në minutën e 25′ kur Maliqi preku topin me dorë brenda zonës, vazhdoi lojën.

Cungu me gjithë dëshirën për ta bërë skuadrën të funksionojë nuk ia doli dot: Korca është si fushë e mallkuar për kuksianët dhe pikërisht aty morën një goditje të rëndë në shpresën për titullin. Reginaldo i vetëm, apo edhe Shkurtaj bashkë me të e Rama gjithashtu nuk arritën të përmbysnin golin e shpejtë të bardhkuqve, edhe kur mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kur për Leonit Abazin.

37 pikë për Skënderbeun, që është një hap larg zonës Europiane. Ndoshta ajo përfolje e ndryshimit të qendrimit të UEFA-s karshi dënimit të korcarëve ka ripërtërirë dëshirën e bardhekuqve për të luajtur futboll. E pasi u mundën jashtë e brenda nga të gjitha skuadrat e vendeve të fundit, treguan forcën me vendin e dytë dhe të tretë, duke i dhënë mundësinë Partizanit që, në rast suksesi ndaj Teutës, të thellë diferencën në +9 nga vendi i dytë.

1 Comment

  1. Bravo! Do Zoti dhe nje lajm te mire ne CAS dhe perpara te thuejme hordhite dhe morrat qe na kane pushtuar!

    Skenderbe kampion…! Skenderbe kampion…! 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu