• |
ide | kryesore

F1/ Ferrari duhet të falenderojë… Bottas

Sport



Valtteri Bottas. Ndoshta duket edhe si humor, por është pikërisht ai që i dhuroi Ferrari të vetmin lajm të mirë në një javë të jetuar në hije. Stafi i skuderisë së Kokëkuqes e kishte kuptuar që në provat e lira se Melbourne do ti dhuronte një ngarkesë dëshpërimi. Kështu, nga strategjia ofensive, që shumë kishin parashikuar pas testeve dimërorë, u kalua në mbrojtje, duke tentuar të limitohen dëmet. Një makinë papritur e ngadaltë që fiku menjëherë entuziazmin e vigjiljes.

Në tre ditë ambicjet e Ferrarit pësuan një ridimensionim drastik è vetëm falë garës spektakolare të Bottas, Hamilton nuk mundi të marrë shkëputjen e parë në klasifikim që në debutim. Fleminderit armik atëherë, sepse Bottas i hoqi shtatë pikë shokut të skuadrës. Shpresa është që Melbourne, për natyrën unike të cirkuitit të përfaqësojë një përjashtim për Ferrarin, përndryshe Bottas nuk mund ti shpëtojë gjithnjë.

Bottas: “Gara e jetës sime”

“Po, ishte gara më e bukur e jetës sime”, ky është emocioni i Valtteri Bottas, pas triumfit në Cmimin e Madh të parë të Botërorit të Formula 1 në Australi. Mercedesi i finlandezit ka mbërritur i pari në finish, duke surprizuar madje edhe kampionin e botës në fuqi Leëis Hamilton. “Ndihesha mirë, pas nisjes së përkryer kisha gjithcka nën kontroll e në fund tentova të merrja edhe xhiron më të shpejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *