• |
ide | kryesore

“Do të vijë te Mercedes”. Wolff del hapur për Verstappen e thumbon Hamilton: “Nuk i shkon e kuqja”

Sport
Wolff



Për Team Principal të Mercedes Toto Wolff, kampioni i botës Max Verstappen është zgjedhja numër një për të zëvendësuar Lewis Hamilton, i destinuar për Ferrarin, si piloti i parë i ekipit gjerman në vitin 2025. “Ky bashkim duhet të ndodhë herët a vonë – deklaroi Wolff për Fox Sport -. Unë e kisha parë Maks në Formula 3, ai ishte shumë i mirë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me babain e tij, kështu që u ulëm në shtëpinë time në Vjenë dhe thamë: çfarë mund të bëjmë?”

CEO i Mercedes, i pyetur se kur do të vendosë për vendin e lirë së bashku me George Russell, Wolff është përgjigjur: “Kemi një vend të lirë, të vetmin në skuadrat elitare, gjithnjë nëse Max vendos të vijë tek ne…”. Me pak fjalë, tensionet mes Verstappen, veçanërisht në lidhje me babain e tij Jos, dhe Red Bull të nënkuptuar si Chris Horner, kanë hapur një çarje të vogël në të cilën Mercedes rrëshqiti menjëherë.

Lexo më tejLewis Hamilton zbulon prapaskenën me Ferrarin: “Nuk ja thashë as prindërve të mi”

Pastaj, Team Principal i skuderisë gjermane bëri një batutë në lidhje me Lewis Hamilton, piloti i ardhshëm i Maranellos: “E kuqja nuk i shkon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *