• |
ide | kryesore

Fair Play Financiar, PSG fiton betejën kundër Uefa-s

Sport



Cas i ka dhënë të drejtë Psg në seancën kundër Uefa mbi fair play financiar, duke anulluar vendimin e organizmit të futbollit europian për të riekzaminuar financat e klubit parisien. Komisioni i kontrollit financiar të Uefa kishte vendosur, në shtator, të rihapte dosierin Psg, mbyllur në qershor e ku në qendër ishin shpenzimet e verës 2017 (më shumë se 400 milionë për Neymar e Mbappé). Psg kishte prezantuar ankimimin në Cas që anulloi riekzaminimin, duke shpjeguar se e konsideron procedurën e qershorit “të mbyllur e përfundimtare”.

Në qendrimin e klubit të Al Khelaifit spikat entuziazmi për vendimin e dhënë nga Gjykata Arbitrare e Sportit në Lozanë (CAS), për të konfirmuar atë që Dhoma e Investigimeve mori në 13 qershor 2018. “Paris Saint-Germain ka ndjekur gjithnjë rregullat dhe ka kërkuar gjithnjë të përgjigjet me qetësi e transparencë ndaj kërkesave të vazhdueshme të UEFA e Dhomës investigative të entit të kontrollit financiar të klubit, si formalisht ashtu dhe në thelb”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *