• |
ide | kryesore

Policia greke kap shqiptarin me drogë, qeni i kufirit bëhet shkak

Lajme, Të fundit



Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janine.

Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celularë. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari shqiptar, drejtues i mjetit.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *