• |
ide | kryesore

Sandër Lleshaj nis kontrollin e tenderave me dy standarte

Arkiva, Të fundit



Një kontroll i brendshëm nga Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka konstatuar dhjetra shkelje në procedurat e tenderimit që ka zhvilluar gjatë vitit 2018  Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.

Organi më i madh i prokurimeve në Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kryen shumicën e blerjeve qëndrore është përshirë në një aferë ku janë zbuluar shkelje të ligjit të prokurimit publik, dy standartizime me përzgjedhjen e fituesit në garë dhe vonesa të pajustifikuara në procedur. Auditi i ngritur me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj konstaton se shkeljet kanë sjellë  dëme për autoritetet që i kanë kërkuar Agjencisë të bëjë blerjet, ndërsa vetëm për vitin 2018 kjo njësi ka prokuruar 18 milion dollarë fonde publike.

Të gjithë tenderat e agjencisë janë kryer në periudhën e  dytë të vitit, për shkak se nuk është nxjerrë asnjë akt ligjor për funskionimin e brendshëm të saj, ndërsa vetë ky organ nuk ka grumbulluar nevojat për prokurime që kanë patur institucionet e tjera.

‘’Mosmarrja e masave nga Agjencia e Bljerjeve të Përqëndruara për grumbullimin e të dhënave nga Autoritetet Konktraktore ka çuar që procedurat e prokurimit të realizohen në gjashtëmujorin e dytë të vitit , duke ndikuar në mosrealizimin në kohë të procesit të prokurimit dhe mosplotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore brenda vitit buxhetor për mallra e shërbime.’’ thuhet në raport.

Raporti zbulon më tej se në të gjithë tenderat e zhvilluar janë hasur vendime të cilat janë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Në rastin e procedures “Blerje uniforme dhe element përbërës të tyre për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, gjë që ve në dyshim se kriteret mund të jenë bërë vetëm për atë duke e favorizuar. Po ashtu Komisioni i Vlerësimit të Ofertave  ka quajtur devijime të vogla kritere të rëndësishme për plotësimin e kontratës për këtë operator ekonomik, ndërsa rezulton se po e njëjta kompani, për tenderin ndërkombëtar “Blerje uniformash për Policinë e Shtetit” është skualifikuar për kriteret e anashkaluara në tenderin e Drejtorisë së Burgjeve duke mbajtur hapur dy standarde.

Agjencia e Blerjeve të Përqënduara ka dështuar po ashtu në misionin e saj kryesor: unifikimin e çmimeve për njësi me qëllim uljen e tyre dhe kursimin e parave në buxhetin e shtetit. Vetë krijimi i kësaj agjencie ka në thelb blerjen e artikujve të njëjtë për institucione të ndryshme qëndrore, në mënyrë që çmimi i blerjes të jetë më i ulët dhe të ketë përfitim të parave të taksapaguesve. Por auditi ka zbuluar, se në rastin e çmimeve të dietave ushimore, janë përdorur vlera të ndryshme në kriteret e vendosura në procedurat e prokurimit për institucione të ndryshme. Kështu çmimi për njësi në spitalin e Lezhës për të njëjtin artikull, rezulton të jetë llogaritur më pak se për dietat e policisë në Durrës, dhe më shumë se në rastin e spitalit të Beratit. Çmimi i mishit për spitalin e Lezhës është vendosur të blihet me 1066 lekë/kg, ndërsa për atë të Beratit 650 lekë/kg, dy herë më pak.

Auditi ka zbuluar edhe “lojën” me vendosjen  e kritereve nga njësia e prokurimit. Në disa raste në procedurat e prokurimit operatorëve ekonomikë u janë kërkuar certefikata “ISO”, ndërsa për procedura të njëjta nuk janë kërkuar, duke ngritur dyshime në paracaktimin e fituesit të garës dhe vendosjen e kritereve që i plotëson vetëm një operator.

Një tjetër shkelje e rëndë janë edhe vonesat në shpalljen e fituesit, ku edhe pse në procesverbaleve, janë bërë brenda ose afër afatit ligjor 15 ditë, shpallja e fituesit ka ndodhur në disa tendera me afro 1 javë vonëse, duke mbajtur peng firmosjen e kontratës dhe duke penalizuar institucionet që kanë bërë kërkesë për blerje mallrash e shërbimesh për ta marrë shërbimin e blerë.

Mësohet se kontrolli në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara nuk ka përfunduar, pasi po skanohet edhe sistemi elektronik i brendshëm i punonjësve të kësaj agjencie. Në bazë të gjetjeve paraprake konstatohet se nga ana e titullarit të këtij institucioni,Edlira Naqellarit, u janë dërguar e-maile punonjësve për mënyrën se si duhet të bëjnë vlerësimin në disa tendera.

Emri i Edlira Naqellarit u bë publik në media disa javë më parë, për shkak të një denoncimi të bërë nga kancelarja e Gjykatës së Lezhës pranë organeve të Vettingu-t, se motra e kryetares së kësaj gjykate (Ornela Naqellarit) kishte asistuar Gjykatën në një procedurë prokurimi.

©Lapsi.al

 

 

 



2 Comments

  1. lesh negjmije dhe lesh rame pasi provoi ngjalen e metes ne lalz bejn barazi me LESH LLESHI.qe i bie llesh i ndyr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *